SHOQËRIA PARAZITE
–
Në kohë të fundit është mbajtur një kongres ekonomik i shteteve të mëdha, i cili zgjati disa ditë, ku morën pjesë ekspertë dhe profesionist të profileve të shumta. Pasi u paraqitën me dhjetëra punime hulumtuese, dhjetëra e dhjetëra mendime e propozime, që të gjitha ishin të përqendruar në mënyrë te veçantë te problemi i ushqimit të banorëve, të prodhimit, si dhe në atë se si të investohet dhe shpenzohet shumë pak me këtë çështje. Këtë çështje ia parashtruam imamit të nderuar, Shejh Shaëraviut, i cili tha: Sistemi, me të cilin kemi jetuar një kohë të gjatë, është sistem shumë larg nga islami dhe nga politika njerëzore. Ti nuk po vepron sipas sistemit dhe politikës njerëzore, e pastaj po thua: Më shkatërron feja. Kjo nuk është e drejtë, sepse themelet i ka të brishta. Do të kisha pasur të drejtë ta akuzoj, nëse e kam praktikuar atë sistem. Mirëpo, aktivitetit im që nga starti është jo i shëndoshë, e unë nuk kam të drejtë që për këtë ta akuzoj islamin.
Jo, por unë duhet të them: Nuk veproj më me këtë sistem, por veproj me islam, bazohem në planprogramin islam, e pastaj, nëse ballafaqohesh me vështirësi ekonomike, ti nuk je ballafaquar më me islam, por me politikën ekonomike njerëzore. A janë të sinqertë statistikët në diagnostifikimin e sëmundjes, apo thjesht vetëm flasin andej e këndej dhe nuk sjellin argumente? Asnjëri nuk na sjell argumentin e të na thotë: shkak i kësaj krize është se ne jemi shoqëri parazite. A nuk kemi ne tokë që ta shndërrojmë në tokë pjellore? Pse gjatë një periudhe të gjatë të mëparshme nuk kemi shndërruar në tokë pjellore, para se të shtohet numri i banorëve!!?
Atëherë, atë që sot po themi se është mangësi, të cilën kemi mundur ta eliminojmë më herët, pra, a paskemi pasur mundësi ta eliminojmë këtë më herët, apo jo?
Normalisht se kemi mundur. Po të kishe punuar një periudhë të gjatë kohore dhe po t’i kishe tejkaluar shkaktarët e krizës, ka pasur mundësi që sot të mos ketë krizë.
Sikur çdo gjeneratë ta kishte pasur parasysh të prodhojë dyfishin (nga nevoja e vet), ose së paku të prodhojë aq sa merr (nga gjenerata e kaluar), ose sikur çdonjëri të jepte aq sa ka marrë, çfarë rezultati do të kishim? Krizë jo, normalisht, mirëpo ne marrim, e nuk japim, ashtu siç po ndodh tani: ushqimi ynë nga eksporti!!
Çka duhet të ndodhë: Ose të mos ushqehemi nga tjetri, por të shtrëngoj rripin duke vendosur gurë në bark, ose të udhëtoj jashtë vendit tim e të ushqehem. Unë nuk mund të jetoj më shumë sipas mundësive të mia.
Ne kemi thënë: Janë tri çështje. Prodhimi dhe shpenzimi. Nëse është i barabartë prodhimi me shpenzimin, vjen deri te ngecja. Nëse shpenzimi është më i madh se prodhimi, vjen deri te shkatërrimi i parakohshëm. Nëse prodhimi është më i madh se shpenzimi, vjen deri te zhvillimi. Ndërsa ne, përderisa shpenzojmë më shumë se sa prodhojmë, atëherë patjetër rezultati ynë është se jemi vonuar.
Sikur çdo gjeneratë prej gjeneratave, apo çdo vend prej vendeve t’i jepte popullit aq sa ka marrë, çështja do të kishte qenë ndryshe. Nëse punoj gjatë tërë jetës dhe e shndërroj në tokë pjellore një hektar, edhe tjetri, po ashtu, një hektar, atëherë të gjithë do të ishin të pasur. Mirëpo, ne rrimë neglizhent një shekull, e pas kësaj e veprojmë për një ditë.
Çështjet duhet t’i zgjedhim me zell dhe guxim. Çështjet zgjidhen me përgjegjësi dhe në mënyrë sistematike. Nëse i bëjmë një vështrim zgjidhjes së krizës ekonomike, shohim se ata, të cilët diagnostifikojnë krizën dhe shkaqet e krizës, flasin për sistemin ekonomik të tanishëm. Ata nuk kanë guxim të thonë: Sistemi ekonomik, të cilin e kemi, është sistem i brishtë, sistem jo natyror, i papërshtatshëm dhe, përderisa vazhdojmë me këtë sistem, jemi shumë larg nga zgjidhja e problemit të krizës.
A ka mundësi që ndonjëri të thotë: Punëtorët shtetërorë (qeveritarët) nuk prodhojnë aq sa marrin prej shtetit? Kush ka guxim ta thotë këtë, posaçërisht për qeveritarët: A prodhojnë aq sa marrin?! Unë them jo…!
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”