DËGJOJENI ALLAHUN DHE TË DËRGUARIN
–
Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar në librin fisnik ka thënë:
“Dëgjojeni Allahun dhe të Dërguarin”.
Ka thënë:
“Dëgjojeni Allahun dhe dëgjojeni të Dërguarin”.
Ka thënë:
“Dëgjojeni të dërguarin”.
A ka ndonjë dallim në mes këtyre tri urdhëresave, të cilat përsëriten në forma të ndryshme në këto ajete?
Përgjigjja:
Imami i nderuar, Shejh Shaëraviju përgjigjet:
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dëgjojeni Allahun dhe të Dërguarin”, do të thotë se Allahu vendos një ligj, ndërsa edhe i Dërguari flet për atë ligj. Pra, unë nuk e përsëris dëgjueshmërinë, unë i dëgjoj që të dy, sepse të dy urdhërojnë të njëjtën çështje.
Allahu na ka urdhëruar të falemi, Pejgamberi s.a.v.s. na ka urdhëruar të falemi; Allahu na ka urdhëruar të japim zekat, Pejgamberi s.a.v.s., gjithashtu, na ka urdhëruar të japim zekat. Pra, dëgjuesi në të njëjtën kohë kryen urdhrin e të dyve.
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dëgjojeni Allahun dhe dëgjojeni të Dërguarin”, Allahu urdhëron në mënyrë të përgjithshme, ndërsa i Dërguari e detajonatë urdhër. Unë e kam dëgjuar Allahun, kur ka urdhëruar në mënyrë të përgjithshme, dhe e kam dëgjuar Pejgamberin, kur e ka detajuar atë çështje.
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe dëgjojeni të Dërguarin”, Allahu nuk ka urdhëruar për atë çështje, por Pejgamberi urdhëron. Nga kjo, Allahu kur e thotë këtë ajet, në të njëjtën kohë thotë: “dhe kush e dëgjon Pejgamberin, e ka dëgjuar Allahun”, që mos të mendohet se të dëgjuarit e të Dërguarit nuk është dëgjueshmërindaj Allahut. Po pse? Sepse Pejgamberi është i autorizuar prej Allahut. Unë kur e dëgjoj të autorizuarin, e kam dëgjuar autorizuesin.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”