ÇKA PËR SUNETIN E PEJGAMBERIT S.A.V.S.

ÇKA PËR SUNETIN E PEJGAMBERIT S.A.V.S.

Pyetje: Prej risive dhe shpikjeve të këqija e të rrezikshme, të cilat po ndodhin nëmes të zemrës islame, është ajo e mohimit të sunetit pejgamberik dhe të bazuarit vetëm në Kur’an në çdo çështje të sheriatit dhe obligimeve.

Mospranimi i sunetit fisnik, i cili është sqarim dhe komentim i Kur’anit fisnik, është çështje e rrezikshme. Pra, kjo do të thotë se Islami ia ndalon Pejgamberit s.a.v.s. t’i sqarojë çështjet dhe komentimin e tyre, të cilat kanë zbritur në Kur’an.

Nga kjo shihet se është e patjetërsueshme të definohet kjo çështje, të cilën të dyshimtit e sjellin në dyshim andej e këndej. Çka mendon Shejh Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviju në lidhje me këtë?

I nderuari Shejh Shaëraviju thotë:

Përsëritja dhe praktikimi i vazhdueshëm i sunetit deri në ditën e sotme është mrekulli prej brendësive të mrekullive të Kur’anit dhe ata, të cilët dyshojnë dhe sjellin dyshime për sunetin, sfidohen me dyshimin në veten e tyre. Me fjalë të tjera, me sjellje të dyshimit në sunet, ata në të vërtetë sjellin dyshim në vetë mrekullinë Kur’anore, për arsye se Zoti i Lartmadhëruar në librin e Tij thotë:

“Dhe Ne ta kemi zbritur ty Kur’anin që t’u sqarosh njerëzve çka u ka zbritur atyre, ndoshta ato do të mendojnë”.

Detyrë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është që të sqarojë atë çka i ka zbritur atij. Pastaj Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Vërtet detyrë Jona është tubimi i tij dhe leximi i tij. Dhe, kur ta kemi lexuar (ta lexojmë), përcjellja jote duhet të jetë në leximin e tij, e pastaj, vërtet, Ne  kemi për ta sqaruar”.

Zoti i Lartmadhëruar ka treguar se e ka obliguar të Dërguarin e Tij të sqarojë atë, kur ka thënë: “Që t’u sqarosh njerëzve, e pastaj Ne kemi për ta sqaruar atë”. Po të mos kishte qenë i vërtetë dhe obligim për muslimanët sqarimi i Pejgamberit, Zoti i Lartmadhëruar nuk e kishte treguar se ai e sqaron. Besimi në mbështetje dhe të ekzistuarit të sunetit të Pejgamberit s.a.v.s. është mrekulli e brendshme e Kur’anit.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe çka u ka dhënë juve i Dërguari, pranojeni, dhe çka u ka ndaluar juve për diçka, ndalohuni. Frikësojuni Allahut. Vërtet, Allahu është i ashpër në dënim”.

Kjo tregon se Pejgamberi s.a.v.s. është në bashkëveprim me Kur’anin dhe përderisa është në bashkëveprim me Kur’anin, ai patjetër duhet të flasë për Kur’anin, të veprojë sipas Kur’anit, ose ta pranojë atë çka e thotë Kur’ani. Por, kjo është për gjeneratën e tij, ndërsa për ata pas tij kërkohet që të pranojnë atë çka e thotë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Për këtë arsye është e patjetërsueshme të mbetet fjala e tij, veprimtaria e tij, pranimi i tij ose mosveprimi i tij për diçka.

Pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka kumtuar prej Zotit të tij njëzet e tri vjet, fjala e tij, veprimtaria e tij, pranimi i tij për ndonjë veprim në prezencë të tij është sqarim. Për Zotin, ata që sjellin dyshim në sunet le të na tregojnë. Sa fjalë Pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka thënë duke sqaruar atë që i ka zbritur atij prej Zotit të tij apo çka e ka urdhëruar Zoti i tij.

Atëherë, nëse paraqesim se çka ka mbetur prej haditheve të vërteta, do të shohim se ajo që ka mbetur është shumë e pakët nga ajo çka është dashur të mbetet. Kanë mbetur shumë hadithe që t’i vërtetojmë me anë të formave të ndryshme, analizave të ndryshme dhe analogjisë, që ta pranojmë atë që e ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.. Më mirë është që të lihet diçka çka ka thënë se sa të depërtojë në hadith diçka që nuk e ka thënë.

Ata të cilët dëshirojnë që vetëm Kur’ani të jetë bazë dhe mbështetje, ata duhet të na gjejnë zgjidhje në Kur’an për detajet e shtyllave të Islamit. Nuk po them për mësimin dhe studimin e Islamit. Vërtet, janë ata që e kanë tepruar ndaj vetes së tyre dhe i janë qasur kësaj loje, përderisa vetë janë dëshmitarë për hadithin e Pejgamberit  s.a.v.s. se është i vërtetë; sepse për ta ka treguar me hadithe vet Pejgamberi s.a.v.s. dhe ka treguar se të tillë do të ketë edhe në të ardhmen. Po mos ta kishin mohuar sunetin dhe po të mos kishin thënë çka kanë thënë, për t’u bazuar vetëm në Kur’an, nuk do ta kishin hasur hadithin, i cili vërteton për ta. Kur Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Është e mundur që një njeri, i mbështetur në kolltukun e tij, të thotë: Në mes nesh dhe jush është libri i Allahut; çka të jetë e lejuar në të, e lejojmë, e çka të jetë e ndaluar, e ndalojmë. Por, ta dini se çka e ndalon i Dërguari i Allahut, është identike me atë çka e ka ndaluar Allahu”.

Po të kishte qenë ndryshe, ose po mos të kishin shpifur këta dhe mos t’i kishin hyrë kësaj valle, ne do të kishim dyshuar në këtë hadith të Pejgamberit s.a.v.s.. Mirëpo, vetë thënia e tyre ashtu është argument se ajo çka thonë dhe pretendojnë ata është rrenë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s