Ardhmëria e islamit në paqe

Ardhmëria e islamit në paqe

Në vitin e shtatë të hixhretit, Muhamedi a.s. përsëri me këmbët e tij fisnike hyri në Mekën e shenjtë.

Kur arriti në Meke e vizitoi Qaben.

Ishte krenari dhe lumturi e madhe që ai përsëri të kthehet në vendlindje.

Lumturia ishte afatshkurtër sepse Muhamedi a.s., në bazë të marrëveshjes së Hudejbijes, kishte të drejtë të qëndronte në Mekë vetëm tri ditë.

Muhamedi a.s. iu përmbajt marrëveshjes.

Pas tri ditëve u kthye në Medinë.

Në Medine, Muhamedi a.s. vazhdoi misionin e tij fisnik,

përforcimin e fesë Islame.

Ai u dërgoi thirrje perandorive më të mëdha të asaj kohe.

Ai u bëri ftesë perandorive më të mëdha të asaj kohe që ta pranojnë fenë Islame.

Thirrjet drejtuar perandorëve të shteteve që ta pranojnë Islamin ishin:

Thirrja Kisraut – mbret i Persisë.

Thirrja Mukaukisit – sundues i Egjiptit.

Thirrja Negusit – Perandor i Etiopisë (Abisinisë).

Thirrja Herakliut – perandor i Romës (Konstantinopolisit).

Prej këtyre perandorëve Negusi menjëherë e pranoi Islamin.

Mukaukisi i dërgoi një letër Muhamedit a.s. ku shkruante se thirrjen e tij do ta studionte dhe pastaj me shpresë se do ta pranonte Islamin.

Kisrau dhe Herakliu nuk e pranuan Islamin, sepse frikoheshin se do ta humbnin fronin e tyre.

Paqja u solli muslimanëve shumë të mira, sepse Islami përhapej në të gjitha anët e botës.

Në këtë kohë edhe Halid bin Velidi e pranoi Islamin, i cili më vonë u quajt “Sejfullah” që d.m.th. shpata e Zotit.

Pasi ai ka qenë armiku më i madh i Islamit, ndërsa tashti luftëtari më i madh i Islamit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s