Çlirimi i Mekës

Çlirimi i Mekës

Njëri prej kushteve të marrëveshjes së Hudejbijes ka qenë që secili fis arab të ketë të drejtë të i bashkohet muslimanëve ose pabesimtarëve.

Fisi “Huza” iu bashku muslimanëve.

Fisi “Bekr” iu bashku pabesimtarëve.

Pas kësaj ndodhi një konflikt në mes tyre, atëherë fisi Bekr kërkoi mbrojtje prej pabesimtarëve.

Pabesimtarët pastaj shkojnë te fisi “Huza” dhe vrasin shumë prej tyre.

Fisi Huza shkoi dhe u ankua te Muhamedi a.s. dhe i tha se pabesimtarët e Mekës e kanë prishur marrëveshjen e paqes.

Muhamedi a.s. përgatiti një ushtri prej dhjetëmijë vetëve dhe u nis për të çliruar vendlindjen e tij prej idhujtarisë.

Muhamedi a.s. u nis për të çliruar prej idhujtarisë atdheun e tij.

Pabesimtarët e Mekës,

për këtë e dërguan prijësin e tyre Ebu Sufjanin te Muhamedi a.s. që ta vazhdoj marrëveshjen e paqes.

Ebu Sufjani shkoi te Ebu Bekri për të ndërmjetësuar te Muhamedi a.s., por ai refuzoi.

Pastaj shkoi te bija e tij Umi Habibe, e cila ishte bashkëshorte e Muhamedit a.s., por edhe ajo refuzoi, kështu ai u kthye në Mekë pa arritjen e marrëveshjes për paqe.

Kur Muhamedi a.s. arriti në vendin “Dhahran”, u ndal me ushtrinë e tij për të pushuar në tenda.

Abasi, axha i Muhamedit a.s. shpalli se:

Kush hynë në Qabe është i sigurt.

Kush hynë në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i sigurt.

Kush rrinë në shtëpinë e tij është i sigurt.

Kështu Muhamedi a.s. e çliroi Mekën me paqe dhe pa luftë sepse banorët e Mekës iu përmbajtën shpalljes së Muhamedit a.s.

Pastaj Muhamedi a.s. i pyeti: – Çka mendoni, si do të veproj me juve?

Të gjithë iu përgjigjën: – Ti je fisnik, vepro si të duash.

Atëherë Muhamedi a.s. u tha: – Shkoni nëpër shtëpitë tuaja të sigurt, ju jeni të lirë.

Zoti i Madhëruar e përshkruan këtë ngjarje kështu:

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

“Kur të vjen ndihma e Zotit dhe Çlirimi, do t’i shohësh njerëzit se si e pranojnë Islamin grupe-grupe. Lavdëroje, Madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd. Kërko falje (prej Zotit tënd), Ai është falës”.

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM.

IDHAA XHAAAAE NASRULL-LLAAHI VELFET’H VE RE EJTEN-NAASE JED’HULUUNE FII DIINIL-LAAHI EFVAAXHAA FE SEBBIH BIHAMDI RABBIKE VESTEGFIRH IN-NEHUU KAANE TEVVAABA.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s