NAMAZI I XHENAZES PËRBËHET PREJ KATËR TEKBIREVE

Dr. Musli Vërbani

 

NAMAZI I XHENAZES PËRBËHET PREJ KATËR TEKBIREVE

 

TEKBIRI I PARË

– Tekbiri  Allahu Ekber” është farz,

– ngritja e duarve gjatë tekbirit është sunet,

–  Tesbihi” dhe  Thinai” për Allahun janë sunet.

 

SUBHANEKE ALLAHUME O Zot vetëm Ty të takon lavdërimi,

VEBI HAMDIKE Vetëm Ty të takon falënderimi,

VE TEBAREKESMUKE Vetëm Ty të takon madhërimi,

VE TEALA XHEDUKE Ti je më madhështori,

VE XHEL-LE THENAUKE Posaçërisht vetëm Ty të takon çdo

VE LA ILAHE GAJRUKE. lavdërim e çdo madhërim,

Nuk ka zot tjetër pos Teje.

 

TEKBIRI I DYTË

– Tekbiri  Allahu Ekber”, është farz,

– sunet është që pas këtij tekbiri të dërgohet salavate për Muhamedin a.s.

Salavati i cili mjafton dhe i cili është më i shkurti është:

“Allahume sal-li ala Muhamedin”. Me këtë plotësohet suneti i salavatit, ndërsa për ta plotësuar dhe kompletuar është:

ALLAHUME SAL-LI ALA MUHAMEDIN O Zot fale Muhamedin

VE ALA ALI MUHAMED dhe familjen e tij

KEMA SAL-LEJTE ALA IBRAHIME ashtu si e ke falë Ibrahimin

VE ALA ALI IBRAHIME dhe familjen e tij

INNEKE HAMIDUN MEXHIDË.  vërtet Ti je i Madhëruar dhe i

Lavdishëm.

ALLAHUME BARIK ALA MUHAMEDIN O Zot bekoje Muhamedin

VE ALA ALI MUHAMED dhe familjen e Muhamedit

KEMA BAREKTE ALA IBRAHIME ashtu si e ke bekuar Ibrahimin

VE ALA ALI IBRAHIME dhe familjen e Ibrahimit

INNEKE HAMIDUN MEXHIDË vërtet Ti je Madhëruar dhe i Lavdëruar.

 

TEKBIRI I TRETË

 

Tekbiri  Allahu Ekber” është farz, ndërsa pas tekbirit bëhet duaja për të vdekurin.. Transmeton Ebu Hurejre r.a se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Kur ta falni namazin e xhenazes, lutuni me sinqeritet të plotë”.

(Transmeton Bejhekiu dhe Ibni Habani)

Duaja më e shkurta dhe e cila e plotëson ruknin është:  Allahumegfir leh”.

Më e vlefshme është me kënduar duanë e cila është përpiluar nga Muhamedi a.s.

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Muhamedi a.s. kur e ka falë namazi e xhenazes e ka bë këtë dua:

 

“Allahumegfir li hajina   O Zot fali të gjallët tanë

ve mejitina  të vdekurit tanë,

ve hadirina  ata të cilët janë prezent,

ve gaibina  ata të cilët nuk janë prezent,

ve sagirina  të vegjlit tanë,

ve kebirina  të rriturit tanë,

ve dhekerina  meshkujt tanë,

ve unthana  femrat tona.

Allahume men ahjejtehu minna.- O Zot! Cili të lind prej nesh

fe ehjihi alel islami le të lind musliman,

ve men tevefejtehu minna,  e cili të vdes,

fe tevefehu alel imani le të vdes me iman.

Allahume la tuhrimna exhreh  O Zot na shpërble,

Ve la tudilna beadeh”  e mos na humb pas tij”.

(Ehrexhehu Ahmedi dhe Bejhekiu)

 

Edhe kjo formë e duasë për namazin e xhenazes është e pëlqyer:

 

ALLAHUMEGFIR LEHU  O Zot fale,

VERHAMHU  mëshiroje,

VE AFIHI VE AF’ANHU  kurseje prej dënimit,

VE EKRIM NUZULUH  vendose në vend të mirë,

VE VESIË MED-HALUH  zgjeroja vendbanimin,

VE GASILHU BIL MAI  pastroje me ujë të pastër,

VETH THELXHI VEL BERED  të kthjellët dhe të freskët,

VE NEKIHI MIN HATAJA  pastroje prej gabimeve

KEMA JUNEKI  ashtu siç pastrohet

THEVBIL EBJED  rroba e bardhë,

MINED-DENES  zbardhohet (si bora) prej ndyrësire

VE EBDILHU DAREN  zëvendësoja në shtëpi

HAJREN MIN DARIH  më të mirë se ku ka banuar,

VE EHLEN HAJREN MIN EHLIH  familjen më të mirë se familja e tij

VE ZEVXHEN HAJREN MIN ZEVXHIH-grua më të mirë se gruaja e tij

VE ED-HILHUL XHENETE  shpërbleje me xhenet,

VE EIDHHU MIN ADHABIL KABRI- mbroje prej dënimit të varrit dhe

VE ADHABIN-NARI.  dënimit të zjarrit.

 

Nëse xhenazja është femër, nuk thuhet VE ZEVXHEN HAJREN MIN ZEVXHIH (Jepi burrë më të mirë se burri i saj).

 

TEKBIRI I KATËRT

 

– Tekbiri  Allahu Ekber” është farz,

– ndërsa pas tekbirit të katërt epet selami i namazit të xhenazes, i cili selam është vaxhib.

Ky selam epet në të djathtë dhe në të majtë, por mund të epet edhe pa e lakuar kokën në të djathtë dhe në të majtë, sepse selami ka për qëllim të vdekurin.

ESSELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLAH ky selam është vaxhib.

ESSELAMU ALEJKUM VE RAHMETULLAH selami i dytë është mustehab

Selami mund të thuhet në heshtje, por më e vlefshme është të thuhet me zë që ta dëgjojë edhe xhemati.

Nëse muktedija arrin pas tekbirit të katërt dhe para selamit, atëherë e bën nijetin, merr tekbir dhe posa të jep Imami selam i plotëson tekbirat tjerë me lutjet e namazit të të vdekurit (të cilat i përmendëm më sipër).

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s