Viti i pikëllimit
Hatixheja ishte bashkëshortja e Muhamedit a.s.
Ajo ishte e para që e kishte pranuar fenë islame.
Ajo vazhdimisht i jepte kurajë Muhamedit a.s.
I ndihmonte atij.
E shpenzonte tërë pasurinë për rrugën e drejtë.
Ajo ishte me Muhamedin në kohërat më të vështira të jetës së tij.
Kur ndërroi jetë Hatixhja, Muhamedi a.s. u pikëllua shumë.
Në të njëjtin vit vdiq edhe axha i tij Ebu Talibi.
Ebu Talibi e mbronte Muhamedin a.s. prej pabesimtarëve të Mekës.
Për këtë arsye, në historinë islame ai vit u quajt viti i pikëllimit.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”