SHFUQIZIMI I LIGJIT PARA OBLIGUESHMËRISË

SHFUQIZIMI I LIGJIT PARA OBLIGUESHMËRISË

Të gjithë e dimë se namazi është ligjësua drejtpërdrejt në mes të Zotit të Lartmadhëruar dhe krijesës së tij dhe më të nderuarit të të Dërguarve të tij dhe vulës së pejgamberëve , zotërisë tonë Muhamedit a.s.  Ashtu siç na është transmetuar Pejgamberi s.a.v.s. prej Zotit është obligua me i falë 50 kohë të namazit në ditë. E dimë edhe atë se Musa a.s. e ka këshillua dhe Muhamedi a.s. është kthye te Zoti i Lartmadhëruar sa që namazi ka zbrit prej 50 kohëve në ditë në 5 kohë, mirëpo shpërblimi është si me i falë 50 kohë.

Disa kanë thënë se këto janë israilijatë, pse tregojnë porosinë e popullit të Musa a.s. Umetit të Muhamedit s.a.v.s.

Shejh Shaëraviju në lidhje me këtë transmetim thotë: Musa është i Dërguari i Allahut. Ai është prej pejgamberëve të dalluar (Ulul Azm). Dhe mënyra se si ka kërkua prej Muhamedit a.s. që ai me kërkua që me iu zbrit. Ne nuk shohim se është porosi? Çka është porosia ?

Porosi është kur kërkohet prej njeriut të cilit iu është obligua diçka, me u obligua më shumë. Ndërsa porosia e cila kërkon lehtësinë a quhet porosi?

Musa a.s. ka dëshirua me u lehtësua një çështje sepse ai e ka ditë se nuk mundet me u krye.

Transmetimi “Vërtet populli yt nuk mundet”, sikurse ka dëshirua me ua lehtësua çështjen Umetit Islam.

E tashti ne e analizojmë dhe e diskutojmë atë çështje, posaçërisht pasi që kemi transmetim tjetër ku thuhet: “Vërtet Umeti yt është i dobët, dhe nuk mundet”, ka edhe transmetime të ngjashme.

Kjo është ajo çka thuhet: Mirëpo kur Musa a.s. kur thotë: “Unë i kam sprovuar popujt para teje”, dihet se Allahu nuk ia ka bë obligim popullit të Musa a.s. më shumë se dy namaze: Namazin e mesnatës dhe namazin e mesditës, mirëpo edhe këto dy namaze nuk i kanë kryer. E, Musa a.s. kur e ka pa se populli i tij nuk ka mundur me i falë dy namaze, i ka thënë Muhamedit a.s. atë që i ka thënë: Ky është argument se ai e ka dashur të Dërguarin e Allahut, dhe Umetin e të Dërguarit të Allahut, e për këtë arsye nuk ka dashur që ata të obligohen ashtu siç është obliguar Umeti i tij, e pastaj ata nuk do të kishin mundur me i krye.

Pra kjo nuk është dëshmi se ne jemi të dobët, por është supozim se ne nuk forcohemi me këtë. Pse? Sepse eksperienca e popujve të tjerë nuk e ka dëshmuar këtë dhe ka qenë i bindur se edhe Umeti i tij nuk mund të dëshmojë këtë. Pra kjo është çështje e cila dëshmon kundër tyre e jo kundër neve (kundër popullit të Musa a.s.)

Parashtrohet pyetja:

Pasi që Allahu ka dëshirua 50 namaze në fillim, pastaj i ka bë obligim pesë kohë, pse kështu?

I nderuari Imam Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:

Obligimet edhe pse vijnë prej Allahut, Allahu i Lartmadhëruar nuk ka nevojë për kryerjen e obligimeve tona, por obligimet janë për të mirën tonë. Parësore është se me kryerjen e obligimeve nuk ka dobi Allahu, por kemi dobi vetë ne.

Dhe përderisa Allahu i ka bë 5 kohë obligim me 50 shpërblime, atëherë dhurata është prej Allahut, e lehtësimi ka ardhur nëpërmjet shkakut dhe arsyes, e Allahu nuk e ka pranu pakësimin e pagesës dhe shpërblimit.

Pyetja është:

Si me shfuqizua Allahu një ligj para se të vendoset?

Imami i mirënjohur thotë:

Njerëzit e kuptojnë se qëllimi i obligimit prej Allahut është kryerja e obligimit që do të thotë çdo obligim prej Allahut përbëhet prej dy pjesëve.

Pjesa e parë: Besimi në çështjen e obliguar dhe pranimi i atij obligimi.

Pjesa e dytë: Kryerja e atij obligimi.

Nëse të parën e ke pranua, kjo do të thotë pjesën e parë e ke krye e pastaj vjen pjesa e dytë, veprimi pra kryerja e atij veprimi. Këtë pikë për ta sqaruar themi: p.sh. Iblisi  ka mëkatua ndaj Zotit të tij, po ashtu edhe Ademi ka mëkatua ndaj Zotit të tij, atëherë pse me u dëbua nga mëshira e Allahut, e pse Iblisi është pendua ndërsa Allahu ia ka pranua. Kjo sepse Iblisi ia ka kthye urdhrin, pra nuk e ka pranuar urdhrin, ndërsa kjo nuk ka ndodh me Ademin a.s., pra Ademi e ka pranua urdhrin.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s