E DREJTA E TË ÇMENDURIT
Shejh Shaëraviju thotë: Njeriun të cilin e ka krijua Allahu të çmendur, ndërsa ne e dimë se njeriu është i dalluar dhe i nderuar me mendje, a do të thotë kjo mos dhurimi i mendjes (çmendurie) zhveshja e atij njeriu prej gradës së nderit dhe fisnikërisë.
Pyes ? Çka dëshirojnë të mençurit dhe të fuqishmit me trupin e tyre ?
Çka dëshirojnë ata në këtë botë ?
Dëshirojnë vetëm me fol, e fjala e tyre me u dëgjuar e mos me iu refuzuar, dëshirojnë të veprojnë çka të dëshirojnë e askush mos me iu fol atyre.
Iu kam thënë atyre: I çmenduri është i tillë që kur të bie ty, ti qesh me të, ti nuk e kritikon me fjalë tjera nuk e pyet atë pse më mëshove, po ashtu edhe Allahu nuk e pyet atë ditën e kijametit: Dhe bjere një njeri i cili nuk është i çmendur,ai tërë jetën angazhohet për me arrit qëllimin të cilin veç e ka arritur i çmenduri. Kështu na habitë fakti se deri sa për veprimtarinë e tij në këtë botë e quajnë të çmendur, atë në një moment prej momenteve të jetës së tij Allahu i jep fuqi sa fuqia e mendjes tënde dhe sa është jeta jote.
Po si realizohet kjo ?
Njeriu çështjet i kupton nëpërmjet mendjes së tij, të cilat pastaj i fshehë në vete e nuk i flet, ndërsa i çmenduri e flet të vërtetën dhe nuk mërzitet, e thotë atë që ti nuk mundesh me thënë o i mençur ta thuash, e as nuk mundesh ti ikësh asaj.
Kjo është që na shpie te kuptimi “mendje-akl, ndërlidhje”. Pse quhet mendje? Sepse aq shumë është i ndërlidhur me ty saqë as që mund t’i ikësh.
Ndërsa i çmenduri as që mërzitet. Pra i çmenduri në një moment prej momenteve të çmendurisë së tij. Shpaguhet me atë që ti nuk mund ta arrish tërë jetën me mendjen tënde, “Qoftë i lartësuar Zoti i Lartmadhëruar”.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”