QETËSIMI I SHPIRTIT NË MARTESË “DHE PREJ TIJ KA BËRË BASHKËSHORTEN E TIJ”
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Dhe prej atij shpirti ka bë bashkëshorten e saj,e pse nuk ka thënë: dhe prej atij shpirti ka krijua bashkëshorten e saj.
Përgjigje: Bashkautorët e librit “Mrekullia mjekësore në Kur’an” në të cilën Shejh Shaëraviju ka sqarua dallimin në mes të “bërjes dhe krijimit”.
Në lidhje me këtë Shejh Shaëraviju thotë: Fjala “e ka bë” gjuhësisht kur të përdoret për një çështje, ka të bëjë me atë se nuk ka ekzistua dhe është krijua. Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe ka bërë prej tij bashkëshorten e tij. Këtu fjala “ka bërë” ka kuptimin ka krijua.
Ndërsa kur të përdoret fjala “ka bërë” për çështjen që veç ka ekzistua, kjo do të thotë është shndërrua në diçka tjetër, atëherë unë i kuptoj dy çështje: e bërë dhe e bërë prej tij. E kam bë baltën Ibrik, e kam bë dërrasën tavolinë. Pra këtu ka dallim në mes të fjalës e cila është transitive në një folje, e kjo do të thotë krijimi prej asgjëje, ndërsa “ka bë” fjala e cila kalon në dy folje,sendi veç ka ekzistua por pastaj është shndërrua në diçka tjetër.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtetë unë të bëj ty udhëheqës (imam) për njerëzimin. Ti (o Ibrahim) veç je mirëpo me të bë imam është çështje tjetër.”
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”