PRAKTIKIMI I SHERIATIT
Pse deri sot nuk është praktiku Sheriati Islam?
Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë:
Kjo pyetje duhet t’i parashtrohet drejtpërdrejt popullit sepse ai është i cili zgjedh ligjin në këtë vend. Kur i keni zgjedhur deputetët a mos keni bë ndonjë krahasim kush premton se do të gjykoj me librin e Allahut: Bazë kryesore për t’i zgjedhur deputetët është që ata me premtua se do ta praktikojnë ligjin e sheriatit. Unë edhe më herët kam thënë: ne nuk dëshirojmë që haptazi me thënë mendimin tonë për planprogramin e Allahut.
Mirëpo, unë dëshiroj prej juve që ju të kërkoni që kuvendi haptazi të deklarohet që nuk vendosin asnjë ligj njerëzor para ligjit të Allahut. Dëshiroj prej juve që kjo të jetë bazë kryesore me të cilin ju i krahasoni deputetët e juaj që me ju thënë atyre çka keni vendos ju për fenë tuaj në parlament. Kur të ndodh kjo, atëherë deputetët e kuptojnë se ata janë zgjedhur në bazë të kësaj çështjeje, pra për me vendos Ligjin e Allahut. Kjo është ajo që duhet të ndodh në këtë qytet, dhe se ligji i sheriatit duhet të filloj të praktikohet sa më shpejtë që është e mundur.
Lus Allahun që të gjithëve të na përkrahë dhe që të gjithë të jemi shëmbëlltyrë për të mirë të na dojë të mirë, të na bëjë që ta dëshirojmë të mirën dhe të na drejtojë në të mirën.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”