FAZA E OBLIGUESHMËRISË

FAZA E OBLIGUESHMËRISË

Cila është faza e obligueshmërisë, pra prej kur kërkohet nga njeriu me pasuar rrugën e Allahut dhe me i kryer obligimet?

Shejh Shaëraviju thotë:

Faza e obligueshmërisë është pjekuria, po çka është pjekuria: arritja e fazës së burrërisë te njeriu, pra përsosmëria e qenies së njeriut, përsosmëri e cila manifestohet me ndjenjën e epshit, pra spermatozoidit e cila është mjet për të mbijetuar dhe për t’u shtuar qenia njerëzore. Sepse po të kërkonte Allahu para se t’i paraqitej epshi i brendshëm njerëzorë, atëherë kërkimi për me besua prej tij do të ishte kërkim jo i plotë (i mangët).

E po të kërkohej e ai nuk di për çështjen e ndjenjës së brendshme (epshit), atëherë kur do t’i paraqitej në trup diçka e re, atëherë pranimi i obligueshmërisë duhet të filloj rishtazi prej fillimit. Atëherë njeriu do të kishte thënë: E kam pranuar para se me ekzistua kjo çështje e brendshme, mirëpo Allahu ka dëshiruar që të pranohet obligimi pasi të vjen kjo ndjenjë e brendshme, që njeriu ta pranoj obligimin dhe përgjegjësinë pasi të plotësohet në tërësi si njeri, e mos me iu paraqit diçka e re pas asaj kohe.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe kur të arrijnë fëmijët moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje”.(EN-NURË, 59)

Pra këtu është fillimi i fazës së obligueshmërisë, pasi që çdo obligim e ka kohën, edhe koha e obligueshmërisë e ka fillimin e fazës e kjo fazë është pjekuria, e pjekuria është plotësimi i burrërisë së njeriut, e burrëria e njeriut është fillimi i kryerjes së obligimeve ndaj Allahut,e kjo nuk mund të arrihet vetëm atëherë kur ai është në gjendje me formua njeri, e kjo arrihet në epshin seksual, e cila është mjet për të lindur njeri tjetër, pra jetë tjetër.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s