Ofertat për Muhamedin a.s.
Thirrja në Islam haptazi ndikoi pozitivisht.
Numri i muslimanëve dita-ditës shtohej.
U mblodhën fiset arabe dhe shkuan te axha i Muhamedit a.s. Ebu Talibi.
Ebu Talibit i thanë:
– Muhamedi i ka fyer idhujt tanë dhe po thërret që të besojmë në një Zot.
Nëse Muhamedi dëshiron pasuri, do t’i japim pasuri sa të dojë.
Nëse dëshiron pushtet do ta bëjmë udhëheqës.
Çka të dëshiron ia plotësojmë, vetëm e vetëm të largohet nga rruga në të cilën është duke thirrur.
Kur Ebu Talibi ia tregoi Muhamedit a.s. këto kërkesa, ai tha:
Për Zotin o axha im, sikur të ma jepnin diellin në dorën e djathtë
dhe hënën në dorën e majtë, që të largohem nga rruga e drejtë,
nuk do të largohem,
edhe nëse sakrifikohem,
deri sa të triumfojë feja e drejtë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”