Islami fe e paqes

Islami fe e paqes

Islam d.m.th. paqe në këtë botë dhe shpëtim prej zjarrit të xhehenemit në botën tjetër.

Feja Islame është fe e paqes për të dy botët.

Feja Islame është fe e lirisë për të dy botët.

Feja Islame është fe e sigurisë për të dy botët.

Feja Islame është fe e lumturisë për të dy botët.

Nëse shikojmë jetën e Muhamedit a.s., shohim se gjatë tërë jetës ka anuar kah paqja.

Kjo ka qenë arsyeja që Muhamedi a.s. trembëdhjetë vite sa ishte në Mekë shokët e tij i këshillonte të duronin mundimet e pabesimtarëve të Mekës.

Kjo ka qenë arsyeja që Muhamedi a.s. trembëdhjetë vite sa ishte në Mekë shokët e tij i këshillonte të mos i kundërviheshin mundimeve të pabesimtarëve të Mekës.

Pas shumë viteve, pas shumë mundimeve, pas shumë torturimeve, Muhamedi a.s. e zgjodhi që të dashurën e tij, vendlindjen e tij, ta lërë dhe të shkon në Medinë.

Kur Muhamedi a.s. është larguar prej Mekës, kur ka arritur tek kodra e fundit është kthyer edhe një herë, e ka shikuar vendlindjen, i kanë pikuar lotët në fytyrën e tij dhe ka thënë:

“Oj vendlindja ime,

Unë po largohem pse jam i detyruar prej vendasve të tu.

Po mos të më përzinin banorët tu, kurrë nuk do të isha larguar.”

Kur shkoi Muhamedi a.s. në Medinë, aty filloi jetë të re, në shoqërinë e re, në liri dhe qetësi.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s