Shoqëria e re në Medine
Çështjen e parë që e bëri Muhamedi a.s. në Medinë ishte:
ndërtimi i xhamisë.
Xhamia është objekti kryesor ku:
Bashkoheshin muslimanët.
Njiheshin në mes vete
I ndihmonin njëri-tjetrit.
Në xhami mësohej dhe studiohej Kur’ani.
Xhamia ishte institucion shoqëror, kulturor dhe edukativo-arsimor.
Çështja e dytë ishte vëllazërimi i muslimanëve.
Tani në Medine jetonin muslimanët e Mekës dhe të Medinës. Muslimanët e Medinës ishin prej dy fiseve: Evs dhe Hazrexh.
Fisi Evs dhe Hazrexh kishin pasur një armiqësi shekullore të cilën e kishin mbjellë jehuditë. Mirëpo, Muhamedi a.s. me urtësi i pajtoi, i bashkoi dhe i vëllazëroi. Përpos kësaj muslimanët e Mekës nuk kishin shtëpi as pasuri, ishin të varfër sepse çdo gjë që kishin e kishin lënë në Meke, e atje e kishin uzurpuar pabesimtarët e Mekës. Kështu, prej mesit të muslimanëve kishte të pasur dhe të varfër.
Muhamedi a.s. i vëllazëroi të varfrit e Mekës me të pasurit e Medinës, kështu që ata kafshatën e gojës e ndanin së bashku, të mirën e ndanin së bashku, pikëllimin e ndanin së bashku, e edhe gëzimin e ndanin së bashku.
Çështjen e tretë të cilën e bëri Muhamedi a.s. ishte formimi i kushtetutës në shoqërinë e re.
Në Medine, përpos muslimanëve jetonin edhe jehuditë.
Jehuditë ishin dinakë dhe tradhtarë,
ata kishin mundësi të fusin mollën e sherrit në mesin e muslimanëve që t’i përçajnë.
Muhamedi a.s. nënshkroi kontratë me ta për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e tyre, tregtinë e tyre, besimin e tyre dhe veprimtarinë e tyre, me qëllim që të nderohej dhe të respektohej e drejta e tyre, por në anën tjetër edhe ata ta nderojnë dhe respektojnë të drejtën e muslimanëve.
Kështu, në Medine filloi të lulëzojë shteti Islam,
filloi të ndriçojë drita e Islamit, e cila pastaj u shpërnda në lindje dhe perëndim, në të gjitha vendet e botës.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”