Gara për shpërblimin e njëqind deveve

Gara për shpërblimin e njëqind deveve

Kurejshët shpallën se ai që e vret Muhamedin a.s. do t’i merrte si shpërblim 100 deve.

Çdo njeri lakmonte njëqind deve.

Trimat e të gjitha fiseve u përgatitën për ta kërkuar Muhamedin a.s.

Njëri prej tyre ishte Suraka bin Malik.

Edhe ai kishte vrapuar me të shpejtë për të kërkuar Muhamedin a.s.

Muhamedi a.s. me shokun e tij dhe Ebu Bekrin kishin arritur në mes të rrugës.

Në mes të rrugës i arrin Suraka.

Ai me kalin e tij vërsulet si bishë e egër.

Kur afrohet pranë tij i thotë Muhamedit a.s.:

– Kush të shpëton?

Muhamedit a.s. i thotë me lehtësi:

– Zoti më shpëton.

Në atë moment këmbët e para të kalit të Surakës sharrojnë në tokë deri në gjunjë dhe ai përplaset për toke.

Suraka i tronditur i thotë Muhamedit a.s.:

– Lute Zotin tënd të më shpëtojë.

Nëse më shpëton do të kthehem.

Edhe tjerëve që vijnë pas do t’ju them se nuk jeni në këtë drejtim.

Muhamedi a.s. si i dërguar për mëshirë për të gjithë njerëzimin, e bën një dua te Zoti dhe e shpëtoi, ndërsa ai u kthye dhe edhe tjerëve u tha se në atë drejtim nuk ishte Muhamedi a.s.

Të gjithë u kthyen duarthatë dhe të hidhëruar në Mekë.

Muhamedi a.s. vazhdoi rrugën dhe arriti i lumtur e i gëzuar në Medine.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s