Arritja e Muhamedit a.s. në Medine

Arritja e Muhamedit a.s. në Medine

Muhamedi a.s. e bëri Hixhretin.

Hixhret do të thotë shkuarja prej Mekës në Medine.

Kur arriti në Medinë e priti fisi Evs dhe fisi Hazrexh.

Fiset Evs dhe Hazrexh u gëzuan shumë me shkuarjen e Muhamedi a.s. në Medine.

Fëmijë, gra, pleq e të rinj, të gjithë kishin dalë në pritje.

Kur drita e Muhamedit a.s. e shndriti këtë vend ,njëri me zë të lartë tha:

Erdhi mëshira e Allahut.

Në atë moment filluan t’i këndojnë Muhamedit a.s.:

TALEAL BEDRU ALEJNA

MIN THENIJATIL VEDA

VEXHEBE SHUKRU ALEJNA

MA DEA LILAHI DA

Agoi Hëna katërmbëdhjetëshe

Nga ai vend i miqësisë

Sa të gëzuar po të presim

Faleminderit Perëndi.

E JUHEL MEB’UTHU FIJNA

XHIËTE BIL EMRIL MUTA

XHIËTE SHEREFTEL MEDINE

MERHABEN JA HAJRE DAË

I dërguar prej Madhërie

t’përqafojmë me kënaqësi

ti Medinën e shndrite

eja ngjirin e vëllazërisë.

Pasi u bë manifestimi i pritjes së Muhamedit a.s., secili prej banorëve të Medines kishte dëshirë që Muhamedi a.s. të ishte mysafir i tij.

Muhamedi a.s. zgjodhi mënyrë të veçantë. Ai u tha banorëve të Medines:

– Deveja ime do të jetë e lirë, prandaj te cila shtëpi do të ndalet atje do të jem mysafir.

Të gjithë i ofronin ushqim devesë që ajo të ndalej pranë shtëpisë së tyre, por deveja e zgjodhi që të ndalet pranë Shtëpisë së Ejubit.

Pastaj në atë vend Muhamedi a.s. urdhëroi që të ndërtohet Xhamia e parë e Muslimanëve.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s