Luti a.s.
Luti a.s. kishte virtyte të larta.
Në çdo formë e luftonte të keqen dhe imoralitetin.
Luti a.s. kishte vazhduar rrugën për në qytetin Sadum.
Populli i këtij vendi kishin veti të këqija.
Ndaleshin në rrugë dhe i maltretonin njerëzit.
Ishin tradhtarë, nuk dëgjonin dhe ishin arrogant.
Ishin të pamoralshëm sepse shejtani ua kishte hijeshuar rrugën e keqe e ata më shumë e donin errësirën se dritën e Zotit, më shumë e donin humbjen se udhëzimin.
Për këtë arsye, Zoti e dërgoi Lutin a.s. që t’i këshillojë, t’i udhëzojë në rrugë të drejtë.
Ata i mbyllnin sytë e tyre, i mbulonin veshët e tyre dhe nuk dëgjonin.
Jo vetëm se nuk dëgjonin, por përkundrazi vepronin edhe më keq e thoshin:
– Nëse ti Lut nuk largohesh prej neve, ne do të dënojmë ty me dënim të dhimbshëm.
Zoti i Madhëruar kuptoi qëllimin e tyre.
Dërgoi Melekët në formën e njeriut për t’i ndihmuar Lutit a.s.
Kur arritën në shtëpinë e tij gruaja e Lutit a.s. menjëherë e njoftoi popullin për mysafirët e Lutit a.s.
Ata me të shpejtë u vërsulën për në shtëpinë e Lutit a.s. për t’i keqtrajtuar mysafirët.
Kur Luti a.s. i pa duke iu afruar shtëpisë së tij, u pikëllua shumë për mysafirët.
U tha atyre lërini të qetë, ata janë mysafirët të mi.
Melekët kur panë se Luti a.s. brengosej për ta, i thanë:
– O Lutë, merre familjen përpos gruas sate. Dhe para se të agojë dita nisu për t’u larguar nga ky qytet.
Se ne jemi të dërguar prej Allahut për ta shkatërruar këtë popull të pamoralshëm dhe të pa drejtë.
Para se të agojë dita, Luti a.s. u largua me familje.
Atëherë filloi një dridhje e fortë e tokës saqë kodrat u bënë rrafsh për tokë.
Filloi qielli të errësohet e në vend të shiut mbi ta ra rrebesh gurësh, saqë shtëpitë e tyre u shkatërruan plotësisht.
Populli i Lutit a.s. u zhduk, ndërsa mbetën shtëpitë e shkatërruara dhe të zbrazëta.
Ky është argumenti se Zoti i shkatërron dhe i zhduk të pamoralshmit dhe të padrejtit.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”