Is’haku a.s.
Ibrahimi a.s. ishte plakur.
Po ashtu edhe bashkëshortja e tij Sara ishte plakur.
Ibrahimi a.s. gjatë tërë jetës me këtë bashkëshorte nuk kishte pasur fëmijë.
Një ditë në shtëpinë e Ibrahimit a.s. shkojnë tre vizitorë.
Ibrahimi a.s. i donte shumë mysafirët.
Mysafirët e përshëndetën Ibrahimin a.s. me përshëndetjen e ngrohtë Islame:
– ESELAMU ALEJKUM.
Ibrahimi a.s. u gëzua shumë dhe me të shpejtë u përgatiti atyre një viç të majmë.
Ata tre vizitorë nuk ishin njerëz të rëndomtë, por ishin tre Melekët e Zotit:
Xhibrili, Israfili dhe Mikaili.
Melekët e Zotit janë të krijuara vetëm për adhurim, ata as nuk hanë as nuk pinë.
Kështu asnjëri prej tyre nuk iu afrua ushqimit.
Ibrahimi a.s. filloi të frikohet për shkak të mosngrënies nga ana e tyre.
Ndërsa ata i thanë:
– Mos u friko, ne jemi tre Melekët e Zotit, Xhibrili, Israfili dhe Mikaili.
Kemi ardhur të të përgëzojmë për një djalë.
Sara e cila ishte pranë tyre tha:
– E si të lindi unë tani kur unë jam plakë, e po ashtu edhe burri im plak!
Ajo u habit. Mirëpo, me të vërtetë ajo mbeti shtatzënë.
Lindi djalin e shëndoshë dhe e emëroi me emrin Is’hak.
Ky djalë u bë i ditur, i mençur, dhe pejgamber.
Ai i thërriste njerëzit të besojnë në një Zot.
Ai i udhëzonte njerëzit në punë të mira dhe në largim nga punët e këqija.
Ai i thërriste të besojnë në Ditën e Gjykimit.
Is’hakut a.s. i lindi një djalë të cilin e quajti Jakub.
Is’haku e donte shumë Jakubin dhe e luti Zotin e Madhëruar që të jetë djalë i bekuar.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”