ZGJATIMI I THONJVE

ZGJATIMI I THONJVE

Ishim në shtëpinë e Shaëravijut, kur një motër muslimane e pyeti: Zgjatimi i thonjve a është haram apo hallall?

Imami i nderuar u përgjigj: Njeriu është qenie në shkallën më të lartë të humanitetit, pra të mirëqenies. Shkurtimi i thonjve është ligjësua sepse thonjtë dhe zgjatimi i tyre është për bishat dhe egërsirat dhe pasi që ka arrit civilizimi nuk ka thonj të gjatë, sikurse çdo mjet tjetër i cili nuk përdoret vetëm për atë çka është i destinuar, ndërsa nuk përdoret për diçka tjetër.

Muhamedi a.s. ka thënë:

Pesë çështje janë natyrshmëri: Sunetia (rrethprerja)…Me një transmetim tjetër… të rruarit e pjesëve të turpshme, shkurtimi i mustaqeve, shkurtimi i thonjve dhe të rruarit e nënsqetullave.

(E ka regjistruar Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Ahmedi)

Enesi r.a. ka thënë: Na ka përkufizuar, në një transmetim tjetër “Na është përkufizuar”, prej të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. shkurtimin e mustaqeve, shkurtimin e thonjve, të rruarit e nënsqetullave dhe të rruarit e vendeve të turpshme, që mos të jetë më shumë se 40 net.

Transmeton Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiju dhe Tirmidhiu

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s