Përkufizimi i Traditës dhe Zakonit
Tradita dhe Zakoni është Çështje e cila përkujdeset për sigurimin e interesit shoqëror, interes i cili ndryshon me ndryshimin e kohës, vendit dhe rrethanave.
Ekzistojnë Çështje për të cilat dijetarët për të dhënë mendimin e tyre duhet t’i dinë traditat dhe zakonet e tyre, mendimet dhe veprimet e tyre.
Mendimet dhe veprimet e njerëzve bazohen në atë çka besojnë dhe e njohin njerëzit. Dhe nëse vendoset një ligj i cili nuk është në harmoni me atë çka e njohin njerëzit, atëherë ata vendosin në atë çka e njohin.
Ligjet e sheriatit të cilat burojnë nga Kur’ani dhe suneti janë ligje të cilat janë të përshtatshëm dhe të cilat nuk janë në kundërshtim me interesat e vazhdueshme të shoqërisë.
E drejta e traditës ndahet në dy lloje:
- Traditat që janë të mira, të cilat nuk janë në kundërshtim me burimet e të drejtës së Sheriatit.
- Traditat që janë në kundërshtim me të drejtën e Sheriatit.
E drejta e traditës për të qenë e ligjshme ndahet në katër lloje:
- Tradita e cila është e përhapur tek muslimanët dhe nuk e refuzon askush, p.sh. traditë është të shpenzohet në ditët e festave.
- Tradita e cila është e përhapur në ndonjë qytet apo në ndonjë fis, p.sh. traditat në mes qytetit të Gjilanit dhe Prishtinës me rastin e vdekjeve.
- Tradita që ka të bëjë me përdorimin e shprehjeve, siç ndodhë rasti në viset e Kosovës.
- Tradita e cila fillon të përhapet në një popull e që nuk ka ekzistuar më
herët, por dalëngadalë bëhet e zakonshme.
Kushtet e traditës
Kushtet e traditës janë pesë:
- Tradita e cila është e njohur në një bashkësi ose vend, dhe të mos jetë në kundërshtim me ndonjë normë të Sheriatit, me fjalë tjera Zakoni të jetë në përputhje të plotë me Sheriatin.
- Tradita të jetë e njohur (pranuar) nga e gjithë bashkësia ose vendi, dhe të jetë asi ku të gjithë veprojnë sipas saj, ngase nëse nuk është e njohur si e tillë, atëherë sheriati nuk e konsideron të ligjshme.
- Tradita të jetë ende duke u përdorur nga masa sepse poqëse një traditë është përdorur më herët e tash jo, kjo traditë nuk konsiderohet e ligjshme.
- Tradita të mos kundërshtohet nga populli.
- Tradita të jetë e njohur nga komuniteti muslimanë dhe të pranohet nga konsensusi i komunitetit muslimanë.
Dr. Musli Vërbani