Zakoni është ligj

Zakoni është ligj

 

Në etimologji fjala aadeh (“adet” a “zakon”) rrjedh nga fjala aud që do të thotë përsëritje.

Në terminologji fjala adet nënkupton një çështje që përsëritet te shumica e njerëzve ose te disa prej tyre, saqë bëhet e pranuar tek ata. Pra, për ta nuk është diçka e panjohur a e çuditshme.

Fjala ‘urf gjuhësisht domethënë vazhdimësi, shfaqje dhe qetësim.

Në terminologji fjala ‘urf nënkupton çdo fjalë, veprim ose lënie të diçkaje që është bërë shprehi e shumicës së njerëzve ose e një pjese të tyre.

Shumica e fukahave, kur përdorin ndonjërën nga fjalët ‘urf dhe ‘adeh, në të shumtën e rasteve nuk bëjnë dallim mes tyre.

Fjala muhakkemeh rrjedh nga fjala hukm që do të thotë gjykim, vendim.

 

 Kuptimi i rregullës

 

Kjo rregull domethënë që zakoni është ligj tek i cili duhet të kthehemi në disa çështje që nuk janë të përcaktuara nga ana e Sheriatit.

Ligjvënësi i Urtë e ka paraparë zakonin që mbi të të bazohen dispozitat, pa marrë parasysh a janë dispozita të përgjithshme apo të veçanta, dhe e ka paraparë të jetë argument për të dispozituar atëherë kur nuk ka tekst dhe bazë në të cilën bazohen njerëzit në shpërndarjen e të drejtave dhe detyrave të tyre ndërmjet tyre kur ndërveprojnë në mes vete.

Pjesa e rregullit “fuqiplotë” e ka paraparë që ligji të jetë bazë ligjore dhe e ka bërë zakonin që të jetë mbështetje ligjore.

Ky rregull sqaron vendin (rolin) e zakonit dhe të marrurit si bazë ligjore në sheriatin islam.

Në këtë rregull, zakoni ngërthen në vete zakonin me llojet e tij siç janë: Zakoni shprehimor dhe zakoni veprues.

 

Shembuj:

– Zakoni është kriter për të vlerësuar një gjë si diçka e shpeshtë dhe e shumtë si f.v., namazi prishet nëse në të bëhen lëvizje të njëpasnjëshme, të cilat konsiderohen lëvizje të shpeshta ose të shumta sipas zakonit.

 

 

Dallimi më i njohur që është përmendur në përdorimin e këtyre fjalëve:

 

Një pjesë tjetër e dijetarëve anojnë kah ajo se këto fjalë dallojnë nga njëra-tjetra. Dallimi më i njohur që është përmendur në përdorimin e këtyre fjalëve është:

Fjala ‘adeh përdoret shpesh për gjërat që përsëriten tek individët, siç thuhet për të përmuajshmet “adetu el-mer’eti” (përsëritja e menstruacionit në mënyrë të vazhdueshme pas çdo muaji).

Fjala ‘urf përdoret për gjërat që janë të përsëritshme dhe që janë bërë të njohura në mesin e shoqërive.

Çdo traditë është zakon dhe çdo zakon nuk është traditë.

 

Sido që të jetë, kjo është çështje e thjeshtë, posaçërisht kur dihet kuptimi i një termi të caktuar, ngaqë nuk bëhet diskutim i ashpër në çështjet që kanë të bëjnë me termat.

 

Shembuj:

 

– Në qoftë se dy persona lidhin kontratë shitblerjeje duke mos e përcaktuar llojin e monedhës, e më pas bien në kundërshtim përkitazi me këtë, duhet shikuar lloji i monedhës që përdoret zakonisht në vendin ku është bërë kontrata.

 

– Në qoftë se dy persona lidhin kontratë shitblerjeje duke mos e përcaktuar llojin e valutës, e më pas bien në kundërshtim përkitazi me këtë, duhet shikuar lloji i valutës që përdoret zakonisht në vendin ku është bërë

kontrata.

 

 

Argument

 

Thënia e Allahut: “Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë (sipas zakonit të shëndoshë).” (El-Bekare: 228)

 

Argument

 

Hadithi që e përcjell Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë se Hindi, e bija e Utbes i kishte thënë të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “Ebu Sufjani është njeri koprrac, nuk më jep pasuri të mjaftueshme as për mua as për fëmijën tim, kështu që unë i marr pasuri pa qenë ai në dijeni. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, i tha: “Merr (nga pasuria e tij) aq sa të mjafton ty dhe fëmijës tënd zakonisht.”

 

 

Fushat në të cilat gjykohet sipas zakonit

 

Fushat në të cilat gjykohet sipas zakonit janë të shumta. Ndër to janë:

 

Fusha e parë:

Kur përmendet një term i përgjithshëm, i papërcaktuar në argumentet e Sheriatit. Pra, fetarisht nuk është i përcaktuar, siç është namazi, e as gjuhësisht, siç është vjedhja. Termat e tillë përcaktohen në bazë të zakonit të shëndoshë, fjala vjen, masa e shpenzimit për gruan dhe gjërat që llogariten bamirësi ndaj prindërve.

 

Fusha e dytë:

Shpjegimi i termave që i përdorin njerëzit në marrëveshjet (kontratat) dhe betimet e tyre, siç është,

– kush betohet se nuk do të hajë mish, nuk detyrohet të shpaguajë në qoftë se ha mish peshku. Tek arabët nuk është zakon që mishi i peshkut të quhet “mish”.

 

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s