Përfitimi shkon proporcionalisht me dëmtimin
Ky rregull përbëhet prej dy fjalëve:
Fjala Gurmu nënkupton një lloj dëmi apo humbje e cila shkaktohet te ai i cili ka të drejtë të shfrytëzojë në diçka.
Fjala Gunmu nënkupton shfrytëzim dhe përfitim i cili realizohet, ose nëpërmjet të drejtës pronësore, të qirasë apo të vepruarit në diçka.
Kuptimi i rregullës
Ai i cili realizon përfitim diçka prej një Çështjeje duhet të bartë përgjegjësinë e dëmit të shkaktuar gjatë përfitimit varësisht sa ka shfrytëzuar apo sa ka përfituar.
Shembuj:
– Nëse dy bashkëpronarë dëshirojnë të riparojnë apo të rindërtojnë diçka, atëherë secili duhet të paguajë varësisht sa ka të drejtë dhe sa shfrytëzon.
– Nëse dy bashkëpronarë kanë një pronë, atëherë secili prej tyre sa e shfrytëzon atë pronë e bartë përgjegjësinë e humbjes ashtu siç e ka edhe të drejtën e përfitimit prej asaj prone.
Dr. Musli Vërbani