Çdo kusht i cili nuk është në librin e Allahut është i pavlefshëm
Kjo rregull tregon për mënyrën se si duhet të bashkëveprojnë njerëzit në mes vete sepse përkufizon të drejtën e secilit kur të kontrakton diçka, qoftë në mes të individëve, qoftë në mes shoqërive.
Argument
Muhamedi a.s. ka thënë:
“Çdo kusht i cili nuk është në librin e Allahut është i papranueshëm dhe i pavlefshëm, qofshin edhe njëqind kushte”.
Nga hadithi kuptohet se një akt nuk është i vlefshëm, edhe poqëse në atë akt parashihen njëqind kushte nëse ato kushte janë në kundërshtim me librin e Allahut.
Kushtet janë shumëllojesh:
– Kushtet të cilat patjetër duhet plotësuar (zbatuar).
– Kushtet të cilat është mirë të zbatohen.
Kushtet të cilat patjetër duhet zbatuar:
Janë kushtet të cilat Allahu xh.sh. i ka urdhëruar në librin e tij fisnik dhe kushtet të cilat i shohim në sunetet e pejgamberit s.a.v.s.
– Për këtë janë pajtuar të gjithë dijetarët.
Kushtet të cilat nuk duhet zbatuar:
– Kushtet të cilat nuk duhet zbatuar dhe nuk është mirë të zbatohen janë ato kushte për të cilat të gjithë dijetarët janë pajtuar për moszbatimin e tyre.
– Kemi edhe kushte për të cilat dijetarët kanë dhënë mendime të
ndryshme se a duhet zbatuar apo nuk duhet zbatuar, por mendimi
më i drejtë është se nuk duhet zbatuar.
Dr. Musli Vërbani