Argumentimi për akuzuesin (pretenduesin), përbetimi për të akuzuarin (mohuesin)

Argumentimi për akuzuesin (pretenduesin), përbetimi për të akuzuarin (mohuesin)

 

Ky rregull përbëhet prej dy çështjeve dhe dy palëve:

 

Dy çështjet janë:

  1. Argumentimi dhe
  2. përbetimi.

 

Dy palët janë:

  1. Akuzuesi dhe
  2. i akuzuari

 

  1. Argumentimi (El-Bejjinetu)

 

Argumentimi në ligj është emër i cili sqaron të vërtetën.

 

Argumentimi duhet të bëhet:

– ndonjëherë me 4 dëshmitarë, si f.v. kur është në pyetje për prostitucion.

– ndonjëherë me 2 dëshmitarë, si f.v.: në kurorëzime, shkurorëzime dhe në dënimet tjera strikte.

– ndonjëherë me 1 dëshmitar, si f.v.: një mjek musliman.

– ndonjëherë me 1 dëshmitare, si f.v.: gruaja në rastin e gjidhënies, e të ngjashme ku mund të jetë dëshmitare femra.

 

  1. Përbetimi (El-Jemiinu)

 

Përbetim quhet të betuarit vetëm në Allahun xh.sh. ose në cilësitë (emrat e bukur të Tij) e Tij, kur është në pyetje vërtetimi i një të drejte apo mospranimi i një padrejtësie.

Përbetimi konsiderohet argument vetëm për të mos pranuar akuzën (fajin).

Argumenti, pra është dëshmia dhe faktet të cilat sqarojnë të vërtetën dhe realitetin. Ndërsa përbetimi konsiderohet argument vetëm për të mos pranuar akuzën (fajin).

Ligji nuk i konsideron të pavlefshme faktet, shenjat, gjurmët dhe rrethanat.

 

Argumenti i kësaj rregulle

 

Argument i kësaj rregulle është hadithi i Muhamedit a.s. ku thotë: “Argumentimi për akuzuesin, përbetimi për të akuzuarin.”

Kjo rregull bazohet në rregullën bazë të saj “prezumimi i pafajësisë”, që do të thotë se i akuzuari llogaritet i pafajshëm përderisa akuzuesi nuk paraqet fakte dhe dëshmi.

 

Urtësia e rregullit

 

– Ana e akuzuesit është e dobët.

– Ana e të akuzuarit është e fortë.

Ana e akuzuesit është e dobët nga shkaku se ai pretendon të kundërtën e çështjes së dukshme dhe të prekshme. Fakti dhe dëshmia janë obligative për të forcuar anën e tij, ai anën e dobët e forcon me fakt, dëshmi dhe me argument.

 

Dr. Musli Vërbani

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s