Mbështetësi në Çështje është edhe vetë çështja
Shpjegimi i rregullës
Mbështetësi i një Çështjeje e pason Çështjen edhe në ligjësim, sepse e mbështetura në një Çështje nuk mund të jetë e pavarur në ligjësim.
Shembull
Blerja e kafshës shtëpiake; me kafshën bën pjesë edhe foshnja (viçi) brenda saj. Në bazë të kësaj, edhe prerja e kafshës konsiderohet edhe prerja e kafshës së saj.
“Transmeton Ebu Davudi nga Ebi Seid el Hudriji se ka thënë: E kemi pyetur pejgamberin a.s.
O i dërguari i Allahut, e therim devenë, ose e presim lopën, ose delen, ndërsa e shohim foshnjën në barkun e saj, a ta hedhim apo të ushqehemi me të.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
Hani nëse dëshironi sepse prerja e saj është në bazë të prerjes së nënës së saj.”
Nëse foshnja del e gjallë, atëherë prehet me prerje sheriatike, sepse pasi shkëputet prej barkut të saj e gjallë nuk konsiderohet mbështetëse e nënës së saj.
Nëse ngordh pasi që del e gjallë, dhe nuk ka mundësi të pritet, kanë dhënë mendime të ndryshme.
Nga kjo rregull rezultojnë edhe shumë Çështje tjera, si p.sh.:
– Çështjet shtesë (mbështetëse) të sendit të blerë para dorëzimit të mallit, i takojnë blerësit.
– Çështjet shtesë (mbështetëse) të sendit të uzurpuar i takojnë të uzurpuarit, jo uzurpatorit.
Dr. Musli Vërbani