Kush krediton, le të kreditojë me sasi të caktuar, në masë të caktuar dhe në afat të caktuar

Kush krediton, le të kreditojë me sasi të caktuar, në masë të caktuar dhe në afat të caktuar

 

Kjo rregull tregon për llojin e shitblerjes me paradhënie.

Shitblerja me paradhënie ligjërisht është e lejuar, edhe pse në përmbajtje ka një lloj paqartësie dhe mashtrimi.

Pse është e lejuar kur dihet se në vetvete ka një lloj mashtrimi të vogël?

Përgjigjja:

– Është e lejuar për të siguruar interesin shoqëror dhe individual.

– Është e lejuar për të lejuar tolerancën në tregti.

– Është e lejuar për të mos bllokuar bashkëveprimin në mes të njerëzve.

Shembull, ai i cili ka pasuri, ka nevojë të blejë frutat. Pronari i pemëve ka nevojë për të holla që t’i shpenzoj për veten dhe familjen.

Për këtë arsye kjo lloj shitblerjeje është e lejuar.

Krahaso më këtë edhe paradhëniet në produktet industriale.

 

Argumentet e këtij rregulli

 

Argument nga Kur’ani

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“O ju të cilët keni besuar, kur të i jepni borxh njëri-tjetrit deri në një afat të caktuar, shkruajeni (regjistrojeni).” (El- Bekare : 282)

 

 

 

 

 

 

 

Argument nga Suneti

 

“Transmetohet nga Abasi se kur Muhamedi a.s. shkoi në Medine, medinasit i tregtonin hurmat për një vit dhe për dy vite, atëherë Muhamedi a.s. u tha:

Kush tregton me paradhënie për hurma (le të tregtoj) në sasi të caktuar, në masë të caktuar dhe me afat të caktuar.”

 

 

Argument nga ixhmai

 

Për këtë është themeluar edhe aprovimi i ixhmait. Siç këtë e tregon Kurtubiu dhe të tjerët pos tij prej fukahave, tefsirologëve dhe hadithologëve.

 

 

 

 

 

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s