Mashtruesi është ngrënës i kamatës
Fjala nexhsh e ka kuptimin e lavdërimit të pamerituar, të paarsyeshëm dhe të panevojshëm.
Kuptimi i rregullit
Lavdërimi i artikullit, për ta shtrenjtuar çmimin për t’i mashtruar (tërhequr) njerëzit për ta blerë artikullin me çmim sa më të lartë. Ky lloj mashtrimi është i ndaluar.
Nexhsh është lloj kamate nga shkaku se shitësi e mashtron blerësin për të përfituar në çmim sa më të lartë. Kështu bën padrejtësi duke e shfrytëzuar paditurinë e blerësit për atë artikull. Kjo i ngjanë kamatës sepse mu sikur kamatëdhënësi e shfrytëzon rastin për të përfituar çka nuk i takon.
Ky kriter në aspekt të përgjithshëm ndalon çdo mashtrim si f.v.: monopolizimin e mallrave, kurdisjen e çmimeve, etj., sepse këto veprimtari i përngjajnë kamatës.
Kusht i vlefshmërisë së shitblerjes është që edhe shitësi edhe blerësi të jenë besnik, të mos jenë mashtrues, të jenë të sinqertë, të mos jenë gënjeshtarë.
Kjo lloj shitblerje edhe nëse konsiderohet e plotfuqishme nga ana formale, në realitet me shitblerje të tillë bëhet mëkat.
Taberaniu e ka regjistruar hadithin merfuë se Muhamedi a.s. ka thënë: “Mashtruesi llogaritet kamatngrërës dhe mashtrues i mallkuar.”
Dr. Musli Vërbani