E përdorura në traditë është sikurse e kushtëzuara me kusht
Kuptimi i këtij rregulli
Ajo çka vendoset nëpërmjet rrugës së traditës është sikurse e kushtëzuara me ndonjë kusht dhe përfshinë gjithë njerëzimin. Ai i cili ka mosmarrëveshje me kontraktuesin tjetër për mënyrën e shfrytëzimit të sendeve me qira apo të huazuara, zgjidhja në mes tyre bëhet në bazë si e parasheh qëllimin e shfrytëzimit tradita praktike.
Shembuj:
– Në qoftë se dikush e huazon veturën nga shoku i vet, nuk ka të drejtë të udhëtojë jashtë vendit me atë veturë, sepse kjo vetëkuptohet nga zakoni, prandaj është sikur të ishte kusht, përveç nëse shoku i tij pohon se ia lejon një gjë të tillë.
– Nëse ndokush e autorizon ndonjë person për t’i blerë veturë ose orendi shtëpiake, këtij të fundit nuk i lejohet t’ia blejë ato me të meta, sepse të qenët pa të meta është sikur të ishte kusht, ngaqë vetë autorizimi e kërkon një gjë të tillë.
– Në qoftë se dy persona lidhin kontratë shitblerjeje duke mos e përcaktuar llojin e monedhës, e më pas bien në kundërshtim përkitazi me këtë, duhet shikuar lloji i monedhës që përdoret zakonisht në vendin ku është bërë kontrata.
Dr. Musli Vërbani