Ajo që është e njohur në mesin e tregtarëve është si të ishte kusht në mesin e tyre
Shembuj:
– Në qoftë se në mesin e tregtarëve që merren me prona dhe pasuri të patundshme në një vend të caktuar bëhet e njohur se shërbimet e zyrës së patundshmërive duhet t’i paguajë blerësi ose qiramarrësi, atëherë kjo gjë bëhet e detyrueshme për të, përveç nëse merren vesh ndryshe.
– Nëse në mesin e tregtarëve bëhet e njohur se transportimi i gjësendeve të blera deri në veturën ose në shtëpinë e klientit hyn në kontratë, atëherë shitësi detyrohet të bëjë një gjë të tillë pa pagesë, përveç nëse merren vesh ndryshe.
Dr. Musli Vërbani