Besimtari mbetet i pastër
Bazë e këtij rregulli është hadithi i Muhamedit a.s.:
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se ai e kishte takuar pejgamberin s.a.v.s. në njërën rrugë prej rrugëve të Medinës përderisa ai ishte xhunub (i papastër), andaj largohet nga pejgamberi s.a.v.s. dhe shkon e pastrohet (merr gusul) dhe kthehet prapë te pejgamberi s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. e pyet: – Ku shkove o Ebu Hurejre?
– Isha i papastër (xhunub) dhe nuk dëshiroja të qëndroja me ty i papastër – i thotë Ebu Hurejre.
Atëherë pejgamberi i thotë: – Besimtari është i pastër dhe nuk mund të jetë i papastër.
Thënia: “Besimtari nuk është i papastër.” ka kuptimin se besimtari në esencë është i pastër, por kjo nuk do të thotë se besimtarin nuk mund ta përfshijë papastërtia fizike.
Këtu kemi të bëjmë me pastërtinë juridike e cila vlen për jetën e rëndomtë, për të ushqyerit, veshmbathjen, të ecurit, etj.
Dr. Musli Vërbani