Vështirësia nuk lejon të drejtën e tjetrit

Vështirësia nuk lejon të drejtën e tjetrit

 

Nëse një person gjendet në vështirësi jetike dhe domosdoshmërisht shkakton dëm në pasurinë e tjetrit, atëherë ai person dënohet me po atë dëm, në vlerë ose në rregullimin e dëmit.

Patjetërsueshmëria është dy llojesh:

  1. Patjetërsueshmëria e brendshme;
  2. Patjetërsueshmëria e jashtme.

 

  1. Patjetërsueshmëria e brendshme shkaktohet nga faktorët e brendshëm si f.v.: uria, sëmundja, e të ngjashme.

 

  1. Patjetërsueshmëria e jashtme shkaktohet nga faktorët e jashtëm.

Patjetërsueshmëria e jashtme është dy llojesh:

  1. Detyrimi absolut;
  2. Detyrimi relativ.

 

  1. Te detyrimi absolut, dënohet detyruesi.
  2. Te detyrimi relativ, dënohet i detyruari.

Përfundim nga ky rregull:

I detyruari edhe pse e ka të lejuar të veproj të ndaluarat, nëse e dëmton pronën e tjetrit dënohet në masën apo vlerën të cilën e ka dëmtuar.

 

Shembull:

– Nëse një person është i uritur me uri kritike, dhe hasë në ushqimin e tjetrit dhe ushqehet me atë ushqim, duhet t’ia kompensoj personit të ushqimit në të njëjtën vlerë të ushqimit.

 

– Nëse një person është në rrezik dhe për të kaluar rrezikun duhet ta dëmtoj pronën e tjetrit pa lejen e tij, ai person duhet të dënohet në masën e dëmit të cilën e ka shkaktuar.

 

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s