Dëmi individual duhet të përballohet për t’u mënjanuar dëmi i përgjithshëm
Shembuj të këtij rregulli:
– Nëse muri i një personi privat gjendet afër rrugës dhe është në rrëzim e sipër, duhet të prishet për të mënjanuar dëmin kolektiv.
– Lejohet përcaktimi (teësiri) i çmimeve nga qeveria në mënyrë që të mos lejohet që me anë të çmimeve të dëmtohet qytetari.
– Lejohet që të bëhet pengimi i ushtrimit të profesionit të mjekut për ata që nuk janë kompetentë.
– Nëse në pronë publike gjendet një pengesë, ajo pengesë hiqet edhe nëse ka qëndruar për një kohë të gjatë ashtu.
– Nëse një mur gjendet në mes të rrugës, prishet, kjo bëhet për të mënjanuar rrezikun shoqëror.
– Lejohet vrasja e kusarëve (piratëve), plaçkitësve të rrugës, nëse dëmtojnë shoqërinë.
– Lejohet të vritet çdo vrasës i cili nuk mund të eliminohet ndryshe pos me vrasjen e tij.
– Lejohet burgosja e mjekut të padijshëm (sharlatan).
– Lejohet përdorimi i pronave private për të rregulluar shtratin e ndonjë lumi i cili mund të vërshojë, pasi që vërshimi e dëmton shoqërinë.
Dr. Musli Vërbani