Nuk ka obligueshmëri në pamundësi dhe nuk ka ndalesë në rast domosdoshmërie

Nuk ka obligueshmëri në pamundësi dhe nuk ka ndalesë në rast domosdoshmërie

 

Kjo rregull është e ndërtuar mbi bazat e përgjithshme kur’anore.

Pjesa e rregullit “Nuk ka obligueshmëri në pamundësi.” është e ndërtuar mbi thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Allahu nuk e ngarkon askënd pos sa ka mundësi.”

 Pjesa tjetër e rregullës “Nuk ka ndalesë në pamundësi. është e ndërtuar mbi bazën e ajetit të Kur’anit fisnik:

“Dhe kush është i detyruar pa dëshirën e tij dhe nuk tejkalon, nuk ka mëkat për të.”

 Për këtë arsye me të drejtë thuhet: Kandar i devotshmërisë është mundësia dhe kapaciteti. Po ashtu edhe dijetarët kanë thënë: “Obligueshmëria për të pamundurën është absurditet.”

 

Shembuj të pjesës së parë të rregullit, pjesës “Nuk ka obligueshmëri në pamundësi”:

 

– Detyra e kryerjes së haxhit bie për personin që nuk ka mundësi materiale ta kryejë atë.

 

– Nëse dikujt i është prerë dora dhe nuk i ka mbetur asnjë pjesë e kësaj gjymtyre që duhet larë gjatë abdesit, atëherë për të bie detyra e larjes së asaj pjese dhe nuk kërkohet zëvendësim për të.

 

– Nëse dikujt i është prerë këmba dhe nuk i ka mbetur asnjë pjesë e kësaj gjymtyre që duhet larë gjatë abdesit, atëherë për të bie detyra e larjes së asaj pjese dhe nuk kërkohet zëvendësim për të.

 

 

 

 

– Ai që nuk ka mundësi ta lajë njërën dorë gjatë abdesit ose t’i

japë mes’h, detyrohet t’i lajë të gjitha gjymtyrët e tjera të abdesit që mund t’i lajë dhe të marrë tejemum për pjesën që nuk ka mundësi ta lajë a t’i japë mes’h.

Dora e prodhuar në fabrikë nuk duhet larë, përveç nëse i ka mbetur ndonjë pjesë nga gjymtyrët e abdesit, atëherë e lanë pjesën e mbetur, në qoftë se ekziston mundësia. Atij nuk i lejohet ta lërë abdesin dhe të marrë tejemum për të gjitha gjymtyrët e abdesit.

Këmba e prodhuar në fabrikë nuk duhet larë e as nuk duhet dhënë mes’h, përveç nëse i ka mbetur ndonjë pjesë nga gjymtyrët e abdesit, atëherë e lanë pjesën e mbetur, në qoftë se ekziston mundësia. Atij nuk i lejohet ta lërë abdesin dhe të marrë tejemum për të gjitha gjymtyrët e abdesit.

 

– Ai që nuk mund të bjerë në ruku, porse mund të falet në këmbë, e ka për detyrë të falet në këmbë dhe, kur dëshiron të bjerë në ruku, të përkulet aq sa ka mundësi. Ndërkaq, nuk ka të drejtë të falet ulur, meqë ka mundësi të falet në këmbë.

 

Shembuj të pjesës së dytë të rregullit, pjesës “Nuk ka ndalesë në rast domosdoshmërie”:

 

Ky rregull rezulton nga pjesa e ajetit kur’anor:

“Dhe kush është i detyruar pa dëshirën e tij dhe nuk tejkalon, nuk ka mëkat për të.”

Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Absurde është të obligohet njeriu të bëjë të pamundurën.

 

Nëse njeriu ka uri vdekjeje dhe gjen dy dele:

– njëra është e prerë dhe

– tjetra e ngordhur,

në atë rast ai i jep përparësi njërës prej tyre edhe pse njëra dele është e lejuar, ndërsa tjetra është e ndaluar sepse të larguarit nga e ndaluara (harami) ka përparësi nga të afruarit e së lejuarës (hallallit).

 

 

 

 

– Nëse njeriu nuk mundet të rreshtohet në safin e fundit dhe nuk ka kush i bashkëngjitet dhe mbetet i vetëm në saf dhe nuk mund të hynë në rreshtin e fundit dhe falet i vetëm duke krijuar rresht të fundit si i vetëm, namazi i tij është i plotë dhe i rregullt dhe pranohet.

 

 

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s