Dr. Musli Vërbani
Rëndësia e rregullave të Fikhut
Në njohjen e rregullave fikhore ka shumë dobi, por më e rëndësishmja prej tyre është përvetësimi i çështjeve të ngjashme në lëmin e fikhut.
Rregullat e Fikhut i ndihmojnë ekspertit të fikhut për të kuptuar programin e fetvave dhe pasqyrimin e argumenteve të fikhut.
Rregullat e Fikhut i ndihmojnë dijetarit t’i kuptojë ligjet dhe argumentet të cilat nuk janë precizuar nga dijetarët e mëhershëm.
Rregullat e Fikhut ia mundësojnë ekspertit të fikhut të i mësoj çështjet sekondare të fikhut dhe shumicën e çështjeve tjera që kanë të bëjnë me ligjet.