Qëllimi dhe nijeti llogariten në veprime dhe deklarime ashtu siç llogariten në shpërblime dhe adhurime

Dr. Musli Vërbani

 

Qëllimi dhe nijeti llogariten në veprime dhe deklarime ashtu siç llogariten në shpërblime dhe adhurime

 

  1. Lejohet prerja e kafshës me nijet konsumimi, ndërsa nuk lejohet nëse prehet jo në emër të Allahut.

 

2a. Ai i cili nuk është në ihram të haxhit, nëse e gjuan për atë i cili është në ihram, e ka të ndaluar të konsumojë. Ndërsa nëse e gjuan për atë i cili nuk është në ihram, lejohet ta konsumojë edhe ai i cili është në ihram të haxhit.

2b. Ai i cili nuk është në ihram të umres, nëse e gjuan për atë i cili është në ihram, e ka të ndaluar të konsumojë. Ndërsa nëse e gjuan për atë i cili nuk është në ihram, lejohet ta konsumojë edhe ai i cili është në ihram të umres.

 

3a. Nëse i jep borxh një njeri njeriut tjetër një monedhë ari për një afat të caktuar. Kjo llogaritet shpërblim.

3b. Nëse një njeri i shet një njeriu tjetër një monedhë ari për një monedhë ari për një afat të caktuar, ka mëkat për atë qëllim.

 

– Në qoftë se një person ia dhuron një tjetri njëqind euro, pastaj e merr vesh se ia ka borxh njëqind euro personit që ia ka dhuruar ato para, në këtë rast nuk numërohet se ia ka kthyer borxhin, sepse ai ia ka dhënë ato para si dhuratë dhe jo si kthim borxhi.

 

  1. Shtrydhja e rrushit për qëllim të alkoolit nuk lejohet, ndërsa shtrydhja e rrushit për qëllim të përfitimit të thartirës apo për lëng joalkoolik lejohet.

 

5a. Nëse burri i thotë gruas: “Ti je si nëna ime” me qëllim të nderimit, kjo lejohet.

5b. Nëse burri i thotë gruas: “Ti je si nëna ime” me qëllim të DHIHARIT, kjo nuk lejohet.

 

6a. Nëse njeriu abstenon nga ushqimi, pija dhe çështjet e ndaluara të agjërimit dhe me këtë nuk ka për qëllim afrimin tek Allahu, por ka qëllim shërimin a dietën, kjo nuk llogaritet agjërim dhe për këtë nuk ka shpërblim.

6b. Nëse njeriu abstenon nga ushqimi, pija dhe çështjet e ndaluara të agjërimit me qëllim që t’i afrohet Allahut, kjo llogaritet agjërim dhe për të shpërblehet.

 

– Kush sillet rreth Qabës, por jo me qëllim të tavafit, nuk llogaritet TAVAF.

– Kush i jep të varfrit sadaka dhe nuk e bën nijet për zekat nuk llogaritet zekat.

– Nëse një person i jep dikujt pasuri duke e pasur për qëllim lëmoshën vullnetare, e më pas të njëjtën dëshiron ta shndërrojë në zekat, kjo gjë nuk i pranohet dhe ai me këtë nuk e kryen detyrimin për dhënien e zekatit.

– Kush i jep të varfrit dhuratë dhe nuk e bënë nijet për zekat, nuk llogaritet zekat.

– Kush qëndron në xhami dhe nuk e bën nijetin e iËTIKAFIT nuk llogaritet iËTIKAF.

 

Këtë rregull mund ta hasim edhe në formulimin “Pa nijet nuk ka shpërblim dhe “Nijeti është kusht për vlefshmërinë e veprave.”

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s