Dr. Musli Vërbani
Në akte llogaritet qëllimi dhe kuptimi, ndërsa nuk llogaritet fjala dhe konstrukti i fjalës.
Shpjegim i termave
Fjala UKUD shumësi i i fjalës AKD ka kuptimin e pajtimit në mes të ofertës dhe pranimit të ofertës si f.v.:
– akti i martesë;
– akti i qirasë;
– akti i shitblerjes, etj.
Formula e aktit
Formula e aktit përbëhet prej ofertës dhe pranimit (të ofertës), shembull:
– ofroj shitjen e këtij malli,
– pranoj blerjen e këtij malli.
Fjala Lefdh është fjalë të cilën e thotë njeriu me qëllim të shprehjes së asaj që e ka në zemër.
Fjala el-Mekasid shumës i fjalës meksad ka kuptimin e dëshirës dhe nijetit.
Fjala Meani d.t.th. tregueshmëria e shprehjes. Çdo fjalë mund të ketë më shumë se një kuptim.
Fjala Mebani d.t.th. fjalia e plotë ku secila fjalë në fjali e forcon
njëra- tjetrën.
Shembull:
Nëse një person i thotë personit tjetër: Po ta dhuroj këtë për 100 euro.
Ky lloj akti nuk është akt i dhuratës, por është akt i shitblerjes. Nga ky akt rezultojnë ligjet e shitblerjes: pagesa e mallit dhe dorëzimi i mallit, ose mosdorëzimi i mallit nëse nuk bëhet pagesa.
Nëse një person i thotë personit tjetër: Të kam shitur këtë me pa të holla. Shitblerja është e pavlefshme dhe ky akt nuk llogaritet dhuratë, sepse nuk është sqaruar qëllimi.