Në të drejta esenciale është mosobligueshmëria

Dr. Musli Vërbani

 

Në të drejta esenciale është mosobligueshmëria

 

Shembull:

 

– Ai që dyshon a ka bërë ndonjë betim për të cilin duhet të japë shpagim apo jo, nuk detyrohet me shpagim, sepse në parim njeriu është i lirë nga kjo përgjegjësi.

 

– Nëse ndokush pretendon për dikë tjetër se i ka borxh dhe nuk sjell argument për atë që thotë, atëherë i akuzuari nuk detyrohet me atë borxh, sepse në parim ai është i lirë, gjegjësisht i pastër nga kjo përgjegjësi.

– Nëse një person (paditësi) pretendon se tjetri i ka borxh, ai duhet të sjell dëshmi se i akuzuari i ka borxh, kurse nëse nuk mund ta vërtetoj me dëshmi, atëherë personi tjetër (i padituri) shpallet i pafajshëm sepse esenciale është pafajësia derisa akuzuesi të mos sjell dëshmi se i ka dhënë borxh.

 

Nuk lejohet që një çështje t’i ngarkohet një personi ose të bashkëngjitet pos me argument, përderisa për mohim (moskryerje apo mosveprim) nuk ka nevojë për argument, kjo është bazë juridike.

 

Nëse një person kërkon të drejtën e tjetrit ai duhet të sjell dëshmi, nëse nuk sjell dëshmi nuk gjykohet në favor të tij sepse më mirë është të mos gjykohet një fajtor se sa të ndëshkohet një i pafajshëm.

 

Rregulli: “Në parim çdokush është i lirë nga përgjegjësia.” konsiderohet edhe rregull e shkencës së usulit.

Rregulli: “Në parim gjërat janë të pastra.” konsiderohet edhe rregull e shkencës së usulit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s