Te çështjet, esenciale është lejimi

Dr. Musli Vërbani

 

Te çështjet, esenciale është lejimi

 

Të gjitha çështjet janë të lejuara deri sa të sillet argument për ndryshimin e tyre. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe ua ka nënshtruar çka ka në qiej dhe në tokë”. (El Xhathije,13)

 

“Ai Allahu është i Cili ka krijuar për ju gjithçka ka në qiej dhe në tokë”. (El Bekare, 29)

 

Shembull:

 

Nëse parashtrohet pyetja për një çështje, e cila nuk gjendet në Kur’an, as në sunet, as nuk ka ligj për të,

përgjigjja për të është se: është e lejuar.

Parashtrohet pyetja tjetër: Pse është e lejuar?

Përgjigjja është: Esenciale e çështjeve është lejimi i tyre.

Nëse parashtrohet pyetja për ngrënien e mishit të ndonjë kafshe për të cilin nuk ka argument as për lejim e as për ndalim,

atëherë përgjigjja është se: është e lejuar.

Nëse parashtrohet pyetja për ngrënien e ndonjë bime për të cilin nuk ka argument as për lejim e as për ndalim,

atëherë përgjigjja është se: është e lejuar.

 

Çdo çështje përderisa nuk sillet argument prej teksteve të sheriatit se ndalohet, ajo çështje është e lejuar, as nuk fajësohet vepruesi dhe as nuk penalizohet.

 

Arsyetimi është rregull i istis’habit

 

“Esenciale për çdo çështje është lejimi deri sa të sillet argument për ndryshimin e asaj çështje.”

 

– Nëse një person është i gjallë, merret vendim se ai është i gjallë deri sa të argumentohet vdekja e tij sepse gjallëria e tij është e sigurt, ndërsa vetëm zhdukja e tij nuk dëshmon se ai është i vdekur.

 

– Rezonimi i cili dëshmon se norma e çdo gjëje në bazë është e lejuar për t’u zbatuar përderisa nuk vjen ndonjë normë tjetër që e bën të ndaluar dhe anasjelltas.

 

– Vlefshmëria e kontratës ose shfrytëzimi i çështjes deri sa të sillet nga Ligjvënësi argument që tregon për pavlefshmërinë apo prishjen e tij.

 

Istis’habi është hapi i fundit të cilin duhet ta bëjë muxhtehidi në zgjidhjen e çështjes.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s