Në esencë çdo gjë mbetet ashtu siç ka qenë

Dr. Musli Vërbani

 

Në esencë çdo gjë mbetet ashtu siç ka qenë

 

Shpjegimi i termit

 

Fjala esencë ka kuptimin e argumentit, që do të thotë se nëse ndodh një papajtueshmëri për diçka, vendoset si argument.

Këtë rregull mund ta definojmë edhe në këtë mënyrë: “Çështje esenciale është që gjendja e Çështjeve të mbetet në gjendjen e tyre fillestare”.

 

Dijetari fillon prej gjendjes fillestare të Çështjes, pastaj merr vendim në bazë të gjendjes fillestare të asaj Çështjeje deri sa nuk paraqitet ndonjë dëshmi apo argument për të kundërtën e saj.

 

Shembull:

Në esence uji është i pastër, nga shkaku se Zotit i Lartmadhëruar ka thënë:

“dhe Ne e kemi zbritur nga qielli ujin e pastër”.

 

Po ashtu Muhamedi a.s. ka thënë:

“Uji është i pastër.”

 

– Nëse një person gjen ujë dhe dyshon në pastërtinë e tij, ai vepron me esencën e ujit si i pastër dhe e largon dyshimin ashtu që e përdorë ujin si ujë të pastër për abdes dhe gusul, në arsyetimin e saj se çështja fillestare mbetet në gjendjen fillestare.

 

 

 

 

 

 

 

 

– Nëse një person e padit një person tjetër se i ka dhënë borxh dhe personi tjetër nuk e pranon një padi të tillë, ndërsa personi në fjalë (paditësi) nuk paraqet fakte dhe dëshmi, atëherë çështja mbetet se nuk i ka dhënë borxh.

 

– Nëse blerësi e padit shitësin se ia ka paguar vlerën e mallit dhe shitësi nuk e pranon një padi të tillë, ndërsa blerësi nuk paraqet fakte dhe dëshmi, atëherë çështja mbetet se nuk ia ka paguar vlerën e mallit.

 

– Nëse një person pretendon se tjetri i ka borxh, ai duhet të sjell dëshmi se i akuzuari i ka borxh, nëse nuk mund ta vërtetojë me dëshmi, personi tjetër shpallet i pafajshëm sepse esenciale është pafajësia derisa akuzuesi të mos sjell dëshmi se i ka dhënë borxh.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s