E dyshimta nuk e zhvlerëson të sigurtën

Dr. Musli Vërbani

 

E dyshimta nuk e zhvlerëson të sigurtën

 

Shpjegimi i termave

 

Në etimologji fjala shekk (dyshim) domethënë ngatërrim, ngaqë atij që ka mëdyshje i janë ngatërruar dy çështje, rrjedhimisht nuk e di se cila nga ato është e sakta.

Në terminologji fjala shekk (dyshim) nënkupton mëdyshjen për ndodhjen a mosndodhjen e diçkaje.

Në etimologji fjala jekinë nënkupton bindje, siguri dhe palëkundshmëri. Me këtë fjalë është për qëllim dija e padyshimtë.

Në terminologji fjala jekinë nënkupton qetësimin e zemrës dhe palëkundshmërinë e dijes në të.

Jekinë e quajmë edhe besimin e paluhatshëm.

 

Argument

 

Argument për këtë rregull është hadithi që e përcjell Abdullah ibn Zejd ibn Asim El-Maziniju r.a. i cili thotë se dikush i është ankuar të Dërguarit a.s. se nganjëherë njeriut i duket se i del diçka nga trupi gjatë namazit.

I Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, i është përgjigjur:

“Të mos dalë nga namazi pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”

 

Kuptimi i rregullës

 

Nëse njeriu gjendet në mëdyshje për ndonjë çështje pasi të ketë qenë i bindur, nuk duhet t’i kushtojë rëndësi dyshimit, por duhet të gjykojë në bazë të bindjes paraprake. Kjo nënkupton se nuk hiqet ligji i saj me hamendje.

 

– Kush është i bindur se ka marrë abdes, pastaj hamendet se mos e

ka prishur, gjykohet se ai është me abdes.

 

– Kush dyshon në pastërtinë e ujit se mos është ndotur me pak ndyrësirë apo me shumë, esenciale është se ai ujë është i pastër.

 

Ligj për të ligjësuar një çështje apo për ta mohuar atë për të tashmen ose për të ardhmen, duke e marrë për bazë ligjësimin apo mohimin në kohën e kaluar, për shkak të mosekzistimit të ndonjë argumenti për ndryshim.

 

Shembuj:

 

– Nëse ndokush dëshiron të agjërojë, mirëpo ha duke qenë në mëdyshje se a ka aguar mëngjesi apo jo dhe nuk i bëhet e qartë një gjë e tillë, atëherë agjërimi i këtij njeriu është i vlefshëm, sepse parimisht mbetet që nata të mos ketë kaluar.

 

– Nëse dikush e di që e ka prishur abdesin, mirëpo dyshon se a ka marrë abdes më pas apo jo, atëherë gjykojmë se ky njeri nuk ka abdes, sepse parimisht mbetet që ai nuk ka abdes.

 

– Ai që është i bindur se ka marrë abdes, mirëpo ka rënë në mëdyshje se a e ka prishur abdesin apo s’e ka prishur, konsiderohet se ka abdes.

 

– Nëse ndokush dyshon se a e ka falur një namaz të caktuar apo s’e ka falur, atëherë ai është i detyruar ta falë atë, ngaqë ai dyshon në kryerjen e namazit, kurse në parim duhet gjykuar se nuk e ka falur namazin, kështu që përgjegjësia e tij nuk bie derisa të sigurohet se e ka falur namazin.

 

– Nëse një person merr abdes dhe falë namaz pastaj dyshon se a e ka prish abdesin apo jo, ai duhet të falet sepse abdesi për të është më i sigurt, ndërsa prishja e abdesit për të është çështje e dyshimtë, ndërsa e sigurta ka

përparësi nga e dyshimta. Muhamedi a.s. ka thënë:

 

 “Kush ndien vështirësi në lukth dhe dyshon a i ka dalë diçka nga lukthi apo jo, të mos dalë nga xhamia derisa të dëgjoj zë apo të nuhatë erën e lukthit”.

 

– Kush dyshon në pastërtinë e ujit se mos është ndotur me pak ndyrësirë apo me shumë, esenciale është se ai ujë është i pastër.

 

– Kush ha në mesnatë dhe dyshon në agimin e ditës, agjërimi i tij është i plotë sepse esenciale është nata, nata është e sigurt, ndërsa agimi i dyshimtë.

 

– Kush ha në fund të ditës, pa bërë ndonjë hulumtim dhe dyshon në perëndimin e diellit, agjërimi i tij prishet sepse esenciale është dita dhe dita është e sigurt ndërsa perëndimi i diellit i dyshimtë.

 

Përjashtim

 

Nga ky rregull përjashtohet ai që është i sprovuar me vesvese. I tilli nuk ia vë veshin dyshimit.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s