Esenciale të mbetet çështja ashtu siç ka qenë, deri sa të mos vërtetohet se është ndryshuar

Dr. Musli Vërbani

 

Esenciale të mbetet çështja ashtu siç ka qenë, deri sa të mos vërtetohet se është ndryshuar

 

Shembull: Personi i pagjetur (i humburi).

Esenciale është se ai është i gjallë deri sa të mos vërtetohet se ka vdekur.

Istis’habi i gjendjes së tanishme vërteton dy të drejta, të drejtat pozitive dhe të drejtat negative, përderisa nuk sillet argument i cili ndalon vazhdimësinë.

Gjendja e të pagjeturit për të cilin kalon një kohë e gjatë dhe nuk gjendet asnjë gjurmë prej tij:

Nuk i zbatohen të drejtat pozitive, si f.v., trashëgimia nga tjetri, por i rezervohen vetëm të drejtat negative. Do të thotë se i mbetet pronësia e tij, çka ka qenë para zhdukjes.

Ligji i istis’habit të tij rezulton vetëm që të jepet prej tij çka rezulton prej vdekjes si ndarja e pasurisë së tij trashëgimtarëve, dhe nuk rezulton që pasuria e tjerëve t’i kalon atij.

Gjykohet në favor të gjallërisë së tij përgjatë kohës së zhdukjes vetëm sa i përket pasurisë dhe bashkëshortes së tij, kjo deri sa të paraqitet argument për vdekjen e tij ose deri sa gjykatësi të shpallë “de jure” vdekjen e tij.

 

I zhdukuri është gjallë për veten e tij, ndërsa i vdekur për të tjerët. As nuk trashëgon prej tjerëve dhe as nuk trashëgohet, nuk i rezervohet hisja e tij dhe nuk lejohet që të shpërndahet pasuria e tij te trashëgimtarët e të vdekurit sepse istis’habi nuk vlen si argument për të prodhuar të drejta të reja përfituese, që do të thotë se është argument për të mënjanuar të drejtat, saqë pasuria e tij nuk trashëgohet dhe nuk vlen për të përfituar të drejtat, kështu që nëse një i afërm i tij vdes, i zhdukuri nuk trashëgon, e kjo nga mundësia se ai mund të ketë vdekur.

Në shkencën e Usulit ky rregull quhet argumenti i Gravitimit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s