Dr. Musli Vërbani
Ligji i gravitimit dhe largimi i dyshimit dhe gjykimit se çdo gjë mbetet siç ka qenë
Istis’hab quhet ligjësimi për një send në atë gjendje siç ka qenë më parë, deri sa të gjendet ndonjë argument për ndryshimin e tij.
Me fjalë tjera:
Marrjen e mendimit siç ka qenë e kaluara të mbetet edhe tani, deri sa të mos shohim argumentin i cili e ndryshon.
Ky lloj burimi ka të bëjë me normën e cila në fakt ka ekzistuar më herët, mirëpo dyshohet në mos ekzistimin e saj dhe si e tillë gjykohet se ajo normë vazhdon deri sa nuk sillet dëshmia e kundërt.
Po ashtu edhe e kundërta, kur mendohet se diçka nuk ka ekzistuar më herët, por dyshohet se ekziston, kështu që vazhdohet të gjykohet se nuk ekziston derisa nuk dëshmohet e kundërta e saj.
Ky burim ndahet në tri lloje:
- Rezonimi i cili dëshmon se norma e çdo gjëje, në bazë është e lejuar për t’u zbatuar përderisa nuk vjen ndonjë normë tjetër që e bën të ndaluar, dhe anasjelltas.
- Rezonimi i cili dëshmon për pafajësi juridike, p.sh.,
– agjërimi i muajve të tjerë përveç muajit ramazan: personi nuk mund të agjërojë dhe është i pafajshëm përderisa nuk dëshmohet ajo normë.
- Rezonimi për të cilin dëshmon logjika dhe e drejta e Sheriatit për vazhdueshmërinë dhe ekzistimin e asaj që ka qenë më herët, p.sh., një person ka marr abdes dhe pas pak dyshon në abdesin e tij, në këtë rast dëshmohet se ka abdes duke u bazuar në faktin se ka pasur abdes më herët.