Kur të paraqiten dy të këqija, prej dy të këqijave veprohet me të keqën më të lehtë

Kur të paraqiten dy të këqija, prej dy të këqijave veprohet me të keqën më të lehtë

 

Nëse paraqiten dy të këqija:

Ose janë të njëjta;

– ose njëra është më e keqe se tjetra.

 

 

  1. Kur dy të këqija janë të njëjta.

 

Nëse dy të këqija janë të njëjta, nuk lejohet që njëra prej të këqijave të largohet me tjetrën dhe anasjelltas.

 

 

  1. Kur njëra prej të këqijave është më e rëndë se tjetra.

 

Nëse njëra prej dy të këqijave është më e rëndë se tjetra, atëherë me më të keqën më të lehtë largohet e keqja më e rëndë.

 

Shembull:

– Nëse një musliman e sheh një të keqe, por e parasheh se ndryshimi i asaj të keqe sjell të keqe më të madhe, atëherë nuk duhet ta largoj atë të keqe dhe nuk parapëlqehet që ta largoj, madje përkundrazi nëse largimi i asaj të keqe sjell të keqe më të madhe, atëherë largimi i kësaj të keqe është i ndaluar.

 

 

 

 

 

 

– Nëse një musliman e sheh një të keqe, por e parasheh se ndryshimi i asaj të keqe sjell të keqën më të lehtë, ai e ka për obligim ta largoj atë të keqe.

 

– Mjeku i cili duhet ta operoj pacientin, para se ta operoj duhet të shikojë rezultatin e operacionit:

– Nëse e sheh se operacioni është më i dobishëm, e operon pacientin.

– Nëse e sheh se operacioni është më i dëmshëm se vet shërimi, nuk e operon pacientin.

 

Përcaktimi i dëmit dhe dobisë shikohet në bazë të ligjit, e jo në bazë të dëshirave dhe mendimit të pabazuar.

 

Dëmi dhe dobia duhet shikuar në dritën e Kur’anit dhe sunetit.

 

E mirë është ajo çka Allahu e ka paraparë të mirë dhe jo ajo që e parasheh dëshira dhe mendja e njeriut.

 

E keqe është ajo çka Allahu e ka paraparë të keqe dhe jo ajo që e parasheh dëshira dhe mendja e njeriut.

 

Çdo e keqe e cila largohet rezulton të mirën në vetvete. Ligjet e sheriatit janë të ndërtuara mbi bazën e largimit të dëmit dhe realizimit të dobisë dhe sikurse bien ndesh të mirat në mes vete ashtu bien ndesh në mes vete edhe të këqijat, kështu që kur takohen dy të mira, i jepet prioritet të mirës më të madhe ndaj të mirës më të vogël dhe po ashtu në paraqitjen e dy të këqijave, largohet e keqja më e madhe para të keqes më të vogël.

 

 

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s