Dr. Musli Vërbani
Definicioni i rregullave fikhore
Secila shkencë i ka rregullat, bazat dhe kriteret e saj, po kështu edhe shkenca e rregullave fikhore i ka bazat dhe kriteret e saj.
Në etimologji kaidetun e ka kuptimin e bazës, themelit dhe shtyllës.
Fjala shtyllë vjen në kuptim konkret dhe në kuptim abstrakt.
Në kuptim konkret kaidetun i thuhet shtyllës së shtëpisë.
Në kuptim abstrakt kaidetun i thuhet shtyllava si f.v. shtyllat e fesë.
Në etimologji fjala fikh do të thotë kuptim.
Në terminologji fikh do të thotë: Njohja e ligjeve praktike të Sheriatit përmes argumenteve të veçanta.
Në terminologji Kaide fikhijje (rregull fikhore) domethënë: Ligj i përgjithshëm, prej të cilit nxirren nënligje të shumta prej atij ligji të rregullit fikhorë.