Të sigurtat nuk kundërshtohen në mes vete

Dr. Musli Vërbani

 

Laa teaarud fil jekiinijaat
Të sigurtat nuk kundërshtohen në mes vete

 

Në sheriatin islam, argumentet e prera dhe të sigurta asnjëherë nuk mund të kenë mospajtime mes vete.

Në argumentet jo të prera dhe të pasigurta, mund të ketë mospajtime dhe mund të kundërshtohen në mes vete.

Nëse në dy të sigurta paraqiten mospajtime dhe kundërshtime për një çështje, atëherë veprohet me njërën prej tyre duke i dhënë prioritet njërës prej tyre, nga shkaku se është e pamundur dy të kundërta (të sigurta) të bashkohen në një çështje, ndërsa të vepruarit me dy të kundërta pa i dhënë ndonjërës prioritet është e padrejtë:

– Nëse nuk mund t’i jepet prioritet njërës prej dy të kundërtave, duhet stopuar deri sa të gjendet çfarëdo fakti i cili vërehet në njërën prej tyre, për t’i dhënë prioritet njërës prej tyre.

– Nëse nuk mund t’i jepet prioritet njërës prej dy të kundërtave, ka mendime se veprohet me njërën prej tyre, duke e zgjedhur në mënyrë të lirë.

Kusht i të vepruarit me argumentet jo të prera dhe jo të sigurta kur të kundërshtohen është që njërës t’i jepet prioritet.

Ky rregull në një aspekt është rregull e Usuli Fikhut, ndërsa në një aspekt tjetër është rregull e Fikhut.

– Nga aspekti i këndvështrimit të argumenteve të kundërta dhe preferimit të njërës prej tyre me fakt mbështetës (fakte shtesë) quhet rregull e Usuli Fikhut.

– Nga aspekti të cilës i jep përparësi për të vepruar muxhtehidi në bazë të fakteve të dëshmuara llogaritet rregull Fikhore.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s