O Zoti ynë! (Lutje)

Dr. Musli Vërbani

 

O Zoti ynë! (Lutje)

 

O Zoti ynë!
Na falë gabimet,
na falë për mangësitë,
na falë për lajthitjet
dhe për harresat tona.

 

O Zoti ynë!
Na prano veprat e mira,
na fshijë punët e këqija,
largona nga mëkatet
dhe nga të këqijat.

 

O Zoti ynë!
Na udhëzo,
na përmirëso,
na bën të zhvillohemi
dhe të përparojmë.

 

Zoti ynë!
Ti je Mbrojtësi ynë – na mbro!
Ti je ndihmësi ynë – na ndihmo!

 

Zoti ynë!
Ne jemi të dobët – na forco!
Na ka kapluar rreziku – na mbro!
Jemi të mundur – na ndihmo me fitore!

 

Zoti ynë!
Ne dëshirojmë kënaqësinë Tënde,
nuk e dëshirojmë hidhërimin.
Bëhu i kënaqur me ne
dhe largoje zemërimin.

Zoti ynë!
Kërkojmë mbrojtje tek Ti – prej epshit tonë,
kërkojmë mbrojtje tek Ti – prej të këqijave tona,
kërkojmë mbrojtje tek Ti – prej mëkateve tona
dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti – nga të këqijat e ngatërresave tona.

 

Zoti ynë!

Na bën që ta njohim të vërtetën si të vërtetë
dhe ta pasojmë atë.
Na bën që ta njohim të pavërtetën si të pavërtetë
dhe të largohemi prej saj.

O Zoti ynë!
Bëje që sytë tonë të shohin me nderë,
veshët tona të dëgjojnë me nderë,
gjuhët tona të flasin me nderë,
dhe këmbët tona të ecin me hapa të sigurt
dhe në rrugë të drejtë.

 

O Zoti ynë!
Ti je Sunduesi absolut!
Ti i ke nën sundim çdo gjë.
Vepron çka do
dhe çka dëshiron.
Ti i jep pushtet atij që do
dhe e zbret nga pushteti atë që do,
e ngritë atë që do
dhe e poshtëron atë që do.
Ti ke mundësi për çdo send.
Nëse besimin e kemi të dobët – na e forco,
nëse kemi humbur rrugën – na drejto,
nëse mëkate kemi shumë – mos na qorto,
nëse nuk dimë – na mëso,
nëse harrojmë – na kujto,
nëse jemi të hidhëruar – na pajto,
nëse jemi larguar – na afro,
nëse zemrat tona janë bërë gur – na butëso,
nëse sëmuremi – na shëro,
dhe kur të vdesim – na mëshiro.

 

O Zot! Pranoje këtë lutje!
Dërgoji përshëndetje të dashurit tonë Muhamedit a.s.,
familjes së tij,
shokëve të tij,
dhe atyre që i pasojnë ata deri në Ditën e gjykimit.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s