Dr. Musli Vërbani
Maa xhaaze lid daruureti zaale bi zevaalihii |
Çka lejohet në domosdoshmëri, ndalohet me largimin e asaj domosdoshmërie |
Kuptimi i rregullës:
Në rast domosdoshmërie robi i Allahut lirohet nga obligimi, ndërsa kur të kalon ajo domosdoshmëri atëherë çështja kthehet në ligjin bazë – obligueshmëria e atij adhurimi.
Në rast domosdoshmërie veprohet e ndaluara, ndërsa kur të kalon ajo domosdoshmëri atëherë çështja kthehet në ligjin bazë – ndalesa e asaj çështjeje.
Zoti i Lartmadhëruar ka paraparë obligime, mirëpo ndonjëherë nga ato obligime lirohen robërit e Tij me arsyetim, mirëpo kur të tejkalohet ajo domosdoshmëri kthehet rregulli në bazën e saj.
Shembuj të lirimit nga obligueshmëria:
– Arsyetimi për shkak të sëmundjes.
– Arsyetimi për shkak të udhëtimit.
– Arsyetimi për shkak të frikës.
– Arsyetimi për shkak të kërcënimit.
– Arsyetimi për shkak të vështirësisë.
Po ashtu Zoti i Lartmadhëruar ka paraparë masa lehtësuese për të vepruar ndalesa kur të ekziston arsyeja.
Shembull i të vepruarit e ndalesës:
Arsyetohet konsumimi i mishit të derrit në rast domosdoshmërie, por kur të kalon ajo domosdoshmëri kthehet ligji bazë – ndalimi i mishit të derrit.
Arsyetohet konsumimi i alkoolit në rast domosdoshmërie, por kur të kalon ajo domosdoshmëri kthehet ligji bazë – ndalimi i alkoolit.
Kur të eliminohet shkaku dhe arsyeja, ligji kthehet në bazën e tij të mëhershme.
Shembuj:
– Uji dhe Tejemumi.
Në mungesë të ujit merret tejemum, mirëpo kur të gjendet uji, bëhet obligativ abdesi.
Kur të gjendet uji, prishet tejemumi.
– Udhëtari ka arsye në shkurtimin e namazit, mirëpo kur të kthehet në vendin e tij eliminohet arsyeja dhe e falë namazin e plotë.
– Udhëtari kur të vendos të qëndrojë më shumë se 15 ditë në vendin e destinacionit të udhëtimit, eliminohet arsyeja dhe e falë namazin e plotë, i bëhet obligim agjërimi etj.
– I sëmuri kur të shërohet, i bëhet obligim agjërimi, etj.