Pastërtia është gjysma e besimit

Dr. Musli Vërbani

 

Et-tahuru nisful iimaan
Pastërtia është gjysma e besimit

 

 Shpjegimi i termave:

 

Në etimologji fjala “Et-Tahare” do të thotë: pastrim, mënjanim nga ndyrësirat lëndore materiale që shihen me anë të syrit.

Po në etimologji fjala “Et-Tahare” do të thotë edhe pastrim shpirtëror, siç është pastrimi nga mëkatet (gabimet).

 

Në terminologji fjala“Et-Tahare” do të thotë: “Veprim (pastrim) me të cilin lejohet falja e namazit, duke filluar nga abdesi, pastërtia e trupit e deri te tejemmumi, që synon largimin e papastërtisë materiale dhe asaj ligjore.”

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastrit.” (Teube : 108)

 

Fjala “Imanë” do të thotë të besuarit në çdo gjë që i ka zbritur pejgamberit s.a.v.s nga Zoti.

Besimi duhet të jetë:

– Me zemër,

– me gjuhë,

– me të vepruarit në atë çka ka urdhëruar Zoti për të vepruar, dhe

– me të larguarit nga ajo çka e ka ndaluar Zoti për të vepruar.

 

Rregulli fikhorë “Pastërtia është gjysma e besimit (Imanit)” është rregull e përgjithshme dhe përfshinë:

– Pastërtinë konkrete dhe

– pastërtinë abstrakte.

Kjo, pasi që besimi nënkupton bindje dhe veprim.

 

Çka përfshinë ky rregull?

 

Është rregull e përgjithshme dhe përfshinë:

– çështjet e besimit;

– çështjet e adhurimit;

– çështjet e raporteve ndërnjerëzore.

 

Duhet ditur se:

– Pastërtia është kusht për vlefshmërinë e namazit.

– Pastërtia është kusht për vlefshmërinë e tavafit.

– Pastërtia është kusht për leximin e Kur’anit.

– Pastërtia është kusht për agjërim sa i përket femrës në kohën e menstruacionit dhe të lehonisë.

– Pastërtia është kusht për faljen e namazit sa i përket femrës në kohën e menstruacionit dhe të lehonisë.

 

Në shumë veprime ndërnjerëzore pastërtia është kusht, si p.sh.:

– Nuk lejohet shitblerja e sendeve të papastra.

– Nuk lejohet dhurimi i sendeve të papastra.

– Nuk lejohet lëmosha e sendeve të papastra.

– Nuk lejohet shfrytëzimi i sendeve të papastra.

 

 

Urtësia e pastërtisë

 

Urtësia e pastërtisë dhe dobitë e saj janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme.

Njeriu tenton dhe ka për obligim islam dhe moral që të ruajë pastërtinë e tij shpirtërore.

Kur njeriu dëshiron të kryejë obligime islame, siç është namazi, ai dëshiron që para Zotit të tij të dalë jo vetëm me zemër dhe me shpirt të pastër, por edhe me trup dhe me rroba të pastra.

 

Pastrimi i shpirtit:

 

Të gjitha adhurimet kanë një qëllim, e që është pastrimi i shpirtit. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet, kushdo që e ka pastruar shpirtin, ka shpëtuar.”

Prandaj, pastërtia e shpirtit konsiderohet sa gjysma e besimit.

Sa i përket “Besimit”, vendndodhja e tij është zemra, andaj zemra duhet të jetë e pastër prej:

– urrejtjes,

– kryelartësisë,

– mashtrimit,

– lakmisë,

– proklamimit, etj.

 

– Kemi pastërti të zemrës e cila paraqet nivelin më të lartë të besimit, dhe

– Kemi pastërti fizike e cila paraqet veprimin e veprave të larta dhe fisnike.

Që të dy llojet bëjnë pjesë në pastërti abstrakte.

 

Përveç pastërtisë abstrakte e kemi edhe pastërtinë konkrete, e këtu hyjnë pastërtia nga ndyrësirat dha pjesëve neveritëse siç janë:

– Shkurtimi i thonjve;

– shkurtimi i qimeve nënsqetulla;

– shkurtimi nga organet e turpshme.

 

Pastërtia është term gjithëpërfshirës në të gjitha elementet, përndryshe nuk do të ishte llogaritur si “gjysma e besimit”.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s