Kush përshpejton një të drejtë ligjore (me pa të drejtë) dënohet me ndalimin e asaj të drejte

Dr. Musli Vërbani

 

Men isteaxhele shej’un kable evaanihii uukibe bi hurmaanihi
Kush përshpejton një të drejtë ligjore (me pa të drejtë) dënohet me ndalimin e asaj të drejte

 

Ky rregull ndërtohet mbi bazën e masave parandaluese.

 

Kuptimi i rregullës:

Ai cili e përshpejton një çështje, të cilën çështje ia parasheh ligji në kohë të caktuar, atëherë ai ndëshkohet në përfitimin prej asaj çështjeje të cilën e ka përshpejtuar padrejtësisht, sepse ai e ka dhunuar ligjin me përshpejtimin me pa të drejtë.

 

Disa raste të cilat rezultojnë nga ky rregull:

– Privohet vrasësi i cili e vret trashëgimtarin për të përshpejtuar pjesën e trashëgimisë së tij.

– Privohet vrasësi i cili e vret testamentlënësin e tij, për ta përshpejtuar testamentin e tij.

– Kush e shkurorëzon gruan deri sa ai është në shtratin e vdekjes, pa dëshirën e saj, për ta penguar nga trashëgimia, dhe vdes para se t’i kaloj IDETI, gruaja e tij trashëgon.

 

Urtësia e rregullit:

Sigurimi dhe garantimi i të drejtave njerëzore.

 

Përjashtim nga rregulla fikhore:

– Nëse borxhdhënësi e vret borxhmarrësin, pasardhësit e kryejnë borxhin nga pasuria e borxhmarrësit. Në këtë rast ligji ka bë përjashtim.

– Nëse një grua përdorë medikamente medicinale për t’i ardhur menstruacionet, ajo (pasi që i vijnë menstruacion, nuk falet) nuk i fal namazet Kaza, sepse mosfalja e namazeve Kaza është i ndërlidhur me menstruacionin, pa marrë parasysh a e përshpejton apo jo.

– Nëse një person përdorë medikamente medicinale për t’u sëmurë, e pastaj të lirohet nga agjërimi, nuk dënohet me agjërim, pra duke e urdhëruar për të agjëruar sepse masa lehtësuese e agjërimit ndërlidhet me sëmundjen, dhe tani më ai është i sëmurë dhe nuk merret parasysh qëllimi i i tij, sepse është çështje e dyshimit.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s